sport

VIDEO/ Barcelona “stërvitet” në Bernabeu, 4-0

Barcelona ka triumfuar 4-0 përballë Real Madridit në El Clasicon e zhvilluar në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Ndeshjen më mirë e nisën Los Blancos, duke krijuar më shumë dominim, por edhe shanse për gol.

Rasti i parë serioz u krijua nga Vinicius Junior në minutën e 23-të, por që goditja e tij nga afër përfundoi jashtë.

Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe mendoi se kishte shënuar, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Barcelona po ashtu kishte momentet e saj me anë të Lamine Yamal, Raphinhas dhe Inigo Martinez, por që të tre nuk i shfrytëzuan rastet.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, por pjesa e dytë ishte spektakolare nga Blaugranasit.

Robert Lewandowski kaloi Barcelonën në epërsi kur shënoi në minutën e 54-të me një asistim të Marc Casados.  (VIDEO) 

Dy minuta më vonë, sulmuesi polak e dyfishoi epërsinë për mysafirët, me një asistim të Alejandro Baldes.

Edhe Lamine Yamal hyri në listën e realiztaorëve, ku shënoi në minutën e 77-të nga një asistim i Raphinhas. (VIDEO) 

Raphinha e vulosi fitoren e Barcelonës, kur shënoi për 4-0 në minutën e 84-të, duke baraboluar Andriy Luninin. (VIDEO) 

Mund të thuhet se Kylian Mbappe ishte fytyra tragjike e këtij El Clasico, pasi plotë tetë herë ishte në pozicion jashtë loje, duke mos arritur ta dëshmojë vlerën e tij.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon si lidere me 30 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi.

Në xhiron e 12-të, katalunasit do të takohen me Espanyolin, ndërsa Los Blancos do kenë punë me Valencian. /Telegrafi/

të fundit

Papa Leo XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, dërgon fletën me postë nga Illinois

Papa Leo XIV ka hyrë në histori si papa i parë që ka votuar në zgjedhjet e përgjithshme në Shtetet…

45 seconds ago

Schuebel dhe Nagavci diskutojnë integrimin evropian dhe agjendën e legjislaturës së re

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka nisur takimet me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.…

7 minutes ago

Millanov: VLT-të i përkasin Lotarisë, dëshmitari konfirmoi planifikimin e prokurimit

Avokati Elenko Millanov, avokat mbrojtës i ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami pas seancës së sotme për abuzimet në këtë…

10 minutes ago

Arsenali rrit presionin për transferimin e Antonio Nusës

Arsenali po intensifikon përpjekjet për transferimin e anësorit të Leipzigut, Antonio Nusa, por dallimi në vlerësimin e kartonit të tij…

13 minutes ago

Bredhi 75-vjeçar, 23 metra i lartë, do të zbukurojë Qendrën Rockefeller në New York për Krishtlindje

Një bredh mahnitës 75 metra i lartë do të jetë pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në New York City…

14 minutes ago

Video/ Bredhi 75-vjeçar dhe 23 metra i lartë do të zbukurojë Qendrën Rockefeller në New York për Krishtlindje

Një bredh mahnitës 75 metra i lartë do të jetë pema e Krishtlindjeve e Qendrës Rockefeller në New York City…

19 minutes ago