sport

VIDEO / Armando Broja me huqin e vitit nga dy metra

Chelsea ka fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Sheffield United në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Kjo ishte fitorja e parë për londinezët, pas dy humbjeve radhazi nga Manchester United dhe Everton respektivisht.

Golat për “Blutë e Londrës” në këtë takim i shënuan Cole Palmer (54’) dhe Nicolas Jackson (61’).

Në këtë sfidë Pochettino disa minuta i kishte rezervuar edhe për sulmuesin shqiptar, Armando Broja, i cili u fut në fushë në minutën e 75-të, duke zëvendësuar Raheem Sterling.

Sidoqoftë, ndeshja nuk shkoi ashtu siç ai e kishte paramenduar, pasi në minutën e 83-të Broja humbi një mundësi të artë shënimi.

22-vjeçari nuk arriti të shënojë në portën e zbrazët, pas asistimit perfekt të Cole Palmer.

Kjo huqje e tij shkaktoi ngjalli reagime të mëdha nga mediat në Angli, të cilat po e konsiderojnë atë si “huqjen e vitit”.

Broja është duke vuajtur mungesën e minutave këtë sezon, teksa është paraqitur në nëntë ndeshje, ku vetëm në tri prej tyre e kishte nisur nga minuta e parë.

Përndryshe, Broja ka një gol të realizuar në këtë edicion të ri të garave në elitën e futbollit anglez. /Telegrafi/

të fundit

Pas breshërit shkatërrues, fermerët e zonës së Lushnjes drejt falimentimit

Fermerët në fshatrat Thanë, Çinat, Koçaj, Fiershegan dhe Barbullinjë, të njësisë administrative Fier-Shegan në bashkinë Lushnje, të vendosura në pjesën…

8 minutes ago

Ilirjan Celibashi u përgjigjet akuzave të opozitës: S’ka fletë të shtuara dhe as vota të trafikuara

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u është përgjigjur akuzave të opozitës për manipulim të votave të diasporës. Celibashi deklaroi se…

17 minutes ago

Ish banorja e BBA së shpejti nënë për herë të parë!

Një lajm i bukur ka mbërritur nga bota e showbiz-it shqiptar: Tea Zhuli, ka konfirmuar se është në pritje të…

24 minutes ago

Valë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës/ Anuela Ristani largon bashkëpunëtorët e afërt të Veliajt

Në Bashkinë e Tiranës, po vijon një valë e re shkarkimesh, ndërsa kryetarja në detyrë, Anuela Ristani, ka ndërmarrë hapa…

33 minutes ago

Roli i James Bond: Theo James, emri që po bën zhurmë

Debati për të gjetur aktorin që do t’i marrë stafeten legjendës Daniel Craig si James Bond vazhdon të ndezë pasionet.…

43 minutes ago

Aksident i rëndë në Astir/ Makina përplas tek vijat e bardha këmbësorin, dërgohet me urgjencë te spitali i Traumës (VIDEO)

Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në itzonen e Astir, Tiranë, ku një qytetar është përplasur nga…

47 minutes ago