Amir Abrashi është një futbollist i jashtëzakonshëm që ka dhënë kontribut të madh për Kombëtaren e Shqipërisë në 10 vitet e fundit.
Përveç kontributit të madh që ka dhënë për Shqipërinë, Abrashi është një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në Superligën e Zvicrës ku vazhdon ende të lë gjurmë me fanellën e Grasshopperit.
33-vjeçari është kapiten i skuadrës më të madhe zvicerane dhe padyshim idhulli më i madh që kanë pasur tifozët bardhekaltër.
Se sa e duan Abrashin tregon edhe video e fundit që ka publikuar Grasshopper në rrjetet sociale.
Një tifoz i vogël kishte shprehur dëshirë që ta ketë kapitenin Abrashi në festën e ditëlindjes dhe kjo dëshirë e tij u bë realitet disa ditë më vonë.
Abrashi kishte vendosur të shkonte në shtëpinë e djaloshit të vogël duke e befasuar atë dhe duke i dhuruar një fanellë të tij të Grasshopperit.
Kjo video është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, derisa Abrashi tregoi edhe njëherë se përveç që është një kapiten dhe futbollist i madh në fushë, ai është një njeri i jashtëzakonshëm edhe jashtë fushës duke bërë gjëra të bukura për tifozët e tij.
"Një paciente 66-vjeçare nga Rosomani ka ndërruar jetë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, tek e cila u konfirmua në laborator…
Al Jazeera ka raportuar për protestën studentore që nisi një ditë më parë, e cila është shoqëruar më tensione dhe…
Tensionet janë rikthyer para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit janë përplasur sërish me efektivët e Policisë. [...]Read More...
MPB njofton se ka ngritur kallëzim penal kundër zyrtarit policor i cili dyshohet se ka kryer veprën penale "Shkaktim i…
Mesazhi “Mas more se ajo që e shet venin pak esht plumbi per te, rnoft Albini me popullin” i postuar…
Këtë të mërkurë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, ka zbritur në terren te protesta e studentëve përpara Ministrisë…