sport

VIDEO/ 25 fitore dhe 0 humbje! Nelson Hysa dhuron “show”, i mjaftojnë 2 raunde për të likuiduar norvegjezin

Nelson Hysa,  regjistroi një tjetër fitore bindëse teksa mposhti të shtunën në mbrëmje, Thomas Narmon në përballjen mes dy peshave të rënda, të pamposhtura dhe pa humbje në karrierë.

Veterani 41-vjeçar shqiptar iu deshën vetëm dy raunde për të hedhur në tapet kundërshtarin norvegjez, në ndeshjen e zhvilluar në O2 Arena të Londrës.

Të lidhura

None found

Një goditje e fortë me të djathtën, e la Narmon të shtrirë në tapet vetëm 36 sekonda pas nisjes së raundit.

Narmo arriti të ngrihej sërish në këmbë, por ishte dukshëm i paqëndrueshëm. Për këtë arsye, arbitri ndërhyri dhe, me të drejtë, vendosi ta ndërpresë menjëherë përballjen.

Mjekët u futën menjëherë në ring dhe i dhanë oksigjen Narmos, i cili fatmirësisht u largua nga ringu duke ecur me këmbët e tij.

Pas shpalljes së rezultatit, Hysa u drejtua drejt vendeve pranë ringut, ku u përfshi në një përplasje të tensionuar me boksierin gjerman Agit Kabayel.

Me këtë sukses, Nelson Hysa, e çon rekordin e tij në 25 fitore dhe asnjë humbje (25-0) dhe tashmë kërkon një mundësi për të luftuar për titull.

 

të fundit

Tragjedi në qiellin e Turqisë: Helikopteri ushtarak rrëzohet gjatë stërvitjes, humbin jetën 5 ushtarë

Një aksident tragjik është regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter ushtarak…

4 minutes ago

Plani “NATO 3.0” i Trump: përparësi për Putinin dhe goditje ndaj 80 viteve siguri evropiane

Administrata e Donald Trump po shtyn përpara një plan të ri për riorganizimin e NATO-s, i njohur si “NATO 3.0”,…

4 minutes ago

Ndërpritet energjia në Foltoren e PD-së në Durrës, demokratët ndriçojnë sallën me celularë

Partia Demokratike organizoi pasditen e sotme Foltoren e Ripërtëritjes në Durrës, ku duket se nuk ka munguar as incidenti i…

4 minutes ago

Cilat veçori të personalitetit ndërlidhen me mundësinë për të mbetur beqar?

Njerëzit më të hapur ndaj përvojave të reja kishin më shumë gjasa të ishin pa partner romantik, ndërsa ata që…

11 minutes ago

Si ndikon aroma natyrale e partnerit në afërsinë intime të çiftit?

Njerëzit që e gjejnë të këndshme aromën natyrale të partnerit priren të raportojnë intimitet më të madh seksual. Këtë sugjeron…

11 minutes ago

Zbulim në thellësi: frigoriferë dhe lavatriçe pranë një kontejneri në Gjirin e Meksikës

Një ekspeditë amerikane po kërkonte mbetjet e një anijeje në Gjirin e Meksikës kur roboti nënujor hasi në një ngarkesë…

11 minutes ago