Real Madridi ka vendosur që ta rinovojë kontratën e veteranit Dani Carvajal, ani pse kjo do të thoshte se ata do të thyenin një nga rregullat e tyre jozyrtare.
32-vjeçari është rikthyer në formën e tij më të mirë këtë sezon, dhe ka qenë një arsye kryesore e suksesit të Real Madridit, me disa lëndime që e kishin penguar gjatë këtij procesi.
None found
Të dhënat e publikuara nga stafi mjekësor i Real Madridit e kanë mbetur bordin e klubit që Carvajal është në gjendje që ta mbajë këtë nivel të lojës të paktën edhe për katër ose pesë vitet e ardhshme.
Nga pikëpamja e tij, Carvajal është i kënaqur dhe dëshiron të mbetet pjesë e Real Madridit. Fokusi i tij afatgjatë është që të arrijë të luajë në Kupën e Botës 2026, dhe dëshiron që këtë ta bëjë si futbollist i madrilenëve.
Kontrata e tij aktuale skadon në 2025, dhe Real Madridi tashmë raportohet se ka vendosur që ta zgjasë atë sipas Relevo.
Real Madridi në fakt nuk e ka princip që të zgjasë kontratën e lojtarëve mbi moshën 30-vjeçare, por ata po e konsiderojnë që t’i ofrojnë spanjollit një kontratë njëvjeçare me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Carvajal mund të bëhet lojtari me më së shumti Liga të Kampionëve të fituar në muajin qershor, duke ndarë vendin e parë me legjendën Paco Gento.
Fakti që ai është shtylla kryesore e ekipit, dhe rënia e numrit të lojtarëve spanjoll në ekip punon gjithashtu në favor të tij, me Dani Ceballos dhe Fran Garcia që mund të largohen potencialisht këtë verë nëse e bëjnë këtë kërkesë. /Telegrafi/
Abissnet Superiore Pak momente më parë u komunikua largimi i Ivan Gvozdenovic nga stoli i Elbasanit [...]Read More...
Pas çdo karcinomi ekziston një nënë, një femër, një grua e cila mbi gjitha është një jetë njeriu, thekson për…
Sipas gazetës Marca, trajneri portugez po shqyrton mundësinë që Endricku të luajë në krahun e djathtë të sulmit kundër Sevillas,…
Situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar, ndërsa disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga…
Komisioni Evropian ka reaguar për përshkallëzimin e protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe qytete të…
Egnatia - VllazniaEgnatia 0-0 Vllaznia “Abissnet Superiore”: Java 7-tëStadiumi: “Arena Egnatia”Arbitër kryesor: Olsid Ferataj FORMACIONET ZYRTARE: EGNATIA: Tandilashvili; Adjessa, Diabate, Albanese, Ndreca, Kryeziu,…