sport

Vetëm në tre vitet e fundit, Liria ka fituar qindra mijëra euro nga transferimet e Vedat Muriqit

Liria e Prizrenit është skuadra e parë e Vedat Muriqit, pasi sulmuesi dardan e ka nisur karrierën te skuadra e qytetit të tij.

Sulmuesi prizrenas është larguar nga Liria në vitin 2013 dhe pas dy aventurave të shkurta në Shqipëri te Teuta e Durrësit dhe Besa e Kavajës ka vazhduar karrierën në Turqi.

Giresunspor, Genclerbirligi, Rizespor e Fenerbahce kanë qenë skuadrat turke të Muriqit, derisa ai pastaj bëri karrierë edhe te Lazio në Serie A dhe te klubi i tij aktual Mallorca.

Në total transferimet e Vedat Muriqit te të gjitha klubet kanë kushtuar 36,17 milionë euro, derisa nga çdo transferim i tij ka fituar edhe Liria si klubi që e ka rritur atë.

Ish-kryetari i Lirisë, Qemal Krasniqi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se prizrenasit kanë inkasuar të hyra prej 240 mijë euro në tre periudha të ndryshme nga Vedat Muriqi. Bardhezinjtë kanë fituar njëherë 160 mijë euro, një herë tjetër 50 mijë dhe së fundmi 30 mijë euro.

Këto të hyra Liria i ka fituar vetëm pasi është dhënë në menaxhim privat ku në krye të skuadrës është menaxheri i njohur Rrahman Kice.

Sigurisht që klubi prizrenas nga shitjet e Muriqit ka fituar edhe në të kaluarën, pasi ai kishte kryer transferime dy herë nga 500 mijë euro nga Griesunspor te Genclerbirligi dhe nga Genclerbirligi te Rizespor.

Ndërkohë në vitin 2019 sulmuesi dardan ishte transferuar te Fenerbahce nga Rizespor për 5,6 milionë euro dhe nga këto herë Liria ka fituar para, por që shumat nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

18 minutes ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

19 minutes ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

40 minutes ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

41 minutes ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

55 minutes ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

1 hour ago