Edhe pse fitoi Topin e Artë të këtij viti, Harry Kane nuk është mes 11 lojtarëve të formacionit ideal për sezonin 2025/26. Përzgjedhja e FIFPRO-s u bë me votat e futbollistëve nga 73 vende të ndryshme.
Lionel Messi është përfshirë në këtë formacion për herë të 18-të gjatë karrierës, duke vendosur një rekord të ri. Argjentinasi rikthehet pas mungesës në vitin 2023.
None found
Në sulm, Messi është përzgjedhur përkrah Erling Haaland, Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal. Yamal është një nga katër futbollistët spanjollë në formacion, së bashku me Rodri, Pau Cubarsí dhe David Raya.
Në portë është zgjedhur David Raya i Arsenalit, ndonëse gjatë Kupës së Botës këtë verë ai ishte zëvendësues i Unai Simónit. Ky i fundit mori çmimin për portierin më të mirë nga revista “France Football”.
Formacioni ideal i FIFPRO-s për sezonin 2025/26:
Portier: David Raya (Arsenal, Spanjë).
Mbrojtja: Pau Cubarsí (Barcelona, Spanjë), Achraf Hakimi (Paris Saint-Germain, Marok), Nuno Mendes (Paris Saint-Germain, Portugali).
Mesfusha: Jude Bellingham (Real Madrid, Angli), Rodri (Manchester City/Barcelona, Spanjë), Vitinha (Paris Saint-Germain, Portugali).
Sulmi: Erling Haaland (Manchester City, Norvegji), Kylian Mbappé (Real Madrid, Francë), Lionel Messi (Inter Miami, Argjentinë), Lamine Yamal (Barcelona, Spanjë).
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Arben Mustafa, ka kërkuar nga organet e Prokurorisë që të hetojnë pretendimet për parregullsi dhe…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ermal Sadiku, ka reaguar pas ndryshimeve të vërejtura në hapësirën e Presidencës, ku…
Një garë zgjedhore me një rezultat të pazakontë është regjistruar në Peru, ku zgjedhja e kryebashkiakut është vendosur me hedhjen…
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas humbjes tragjike të jetës së elektricistit 34-vjeçar Angjelin Nika në Shkodër. Koçeku…
Një efektiv i Policisë Kombëtare në Spanjë ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë pas shpërthimit…
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se, krahas dënimit të kriminelëve të luftës, është jetike të sigurohet trajtimi dhe rehabilitimi i…