sport

Vetëm 18-vjeç, por ka 50 gola të shënuar, Lamine Yamal shënjestron një tjetër rekord historik

Me supergolin e shënuar në San Mames që i dha fitoren Barcelonës ndaj Athletic Bilbao, Lamine Yamal, konfirmon se ky është sezoni më goleador i tij deri në këtë moment me 19 gola të shënuar në 36 ndeshje, duke kaluar kështu sezonin 2023-24 kur shënoi 18 gola në 55 ndeshje.

Por jo vetëm kaq, të dhëna të tjera të publikuar në median spanjolle flasin për 50 gola të shënuara në total në karrierë nga Yamal, 44 me Barcelonan dhe 6 me përfaqësuen spanjolle dhe e gjithë kjo me futbollistin që është vetëm 18 vjeç e 237 ditë.

Të lidhura

None found

Për të kuptuar këtë magnitudë të arritjes së Yamal, mjafton të shohësh të dhënat e Messit dhe Ronaldos me argjentinasin që arriti në kuotën e 50 golabe në moshën 20-vjeç e 315 ditë, ndërsa portugezi në moshën 21-vjeç e 297 ditë.

Por statistikat që kalon talenti i Barcelonës dita ditës nuk mund të mbeten me kaq. Në fakt Yamal mund të thyejë shpejt një rekord historik, atë të numrit të golave të shënuar në një kompeticion përpara moshës 19-vjeçare.

Aktualish,t këtë rekord e mban Raul Gonzales që në sezonin 1995/96 arriti në 19 gola në La Liga përpara se festonte 19 vjetorin e tij.

Yamal në kampionat në këtë sezon ka arritur në 14 gola të shënuar dhe ka edhe 11 ndeshje deri në fund të kampionatit, për të thyer rekordin e legjendës së Realit të Madridit.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

8 minutes ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

45 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

53 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago