Fushata e sezonit 2024/25 për Lamine Yamal përfundoi me një fund të hidhur, pasi Spanja u mposht nga Portugalia në finalen e Ligës së Kombeve të UEFA-s.
Megjithatë, anësori i Barcelonës mbetet një nga pretendentët më të fortë për të fituar Topin e Artë 2025, pas një sezoni mbresëlënës.
None found
Yamal shënoi 18 gola dhe dha 25 asistime në të gjitha garat për “Blaugranët”, duke luajtur një rol vendimtar në fitimin e tripletës së brendshme nga katalanasit. Këto statistika e kanë bërë atë një nga lojtarët më produktivë të moshës së tij.
Me këtë sezon të jashtëzakonshëm, Yamal e ka çuar numrin e përgjithshëm të golave të shënuar në 67 në karrierën e tij profesionale (31 gola dhe 36 asistime), të gjitha para se të mbushte 18 vjeç.
Ai është tashmë lojtari i dytë më produktiv nën moshën 18 vjeç për kontributet në gola, pas vetëm legjendës braziliane Pele (126 kontribute në gola), prej tyre 95 gola dhe 31 asistime.
Maradona në këtë moshë, kishte 95 ndeshje, prej tyre 43 gola dhe 23 asistime, ndërsa pas tij është Ronaldo me 51 gola dhe 10 asistime, në 53 ndeshje.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…