sport

“Var këpucët në gozhdë” bomberi i Anglisë në moshën 39 vjeçare

Jermain Defoe del në pension. Sulmuesi anglez ka njoftuar sot në llogarinë e tij në Tëitter ku ka njoftuar largimin e tij nga bota e futbollit.

Defoe ka mbi shpatulla 595 ndeshje, ku ka shënuar 210 gola dhe ka asistuar 39 herë. Ndërsa me kombëtaren angleze ai ka luajtur 57 ndeshje dhe ka shënuar 20 gola. Ai ka luajtur për West Ham, Tottenham, Sunderland etj.

Të lidhura

None found

Postimi i Defoe:

“Pas 22 vitesh në lojë, unë kam vendosur të tërhiqem nga futbolli profesional. Ka qënë një vendim shumë i vështirë, të cilin e kam diskutuar në fillim me familjarët dhe të afërmit.

Bëra debutimin tim të parë profesional në moshën 17 vjeçare në vitin 1999, dhe tani unë mendoj se është koha e duhur që të largohem. Kam patur një aventurë tmerrësisht fantastike, dhe kam arritur të njoh njerëz fantastik në këtë lojë.

Futbolli do të mbetet gjithmonë në gjakun tim, dhe më jep një ndjesi pozitive, një krenari dhe një kënaqësi kur kthej kokën pas dhe shikoj se çfarë karriere të bekuar kam patur.

Tashmë unë do të shoh përpara, do të kalojë kohë me miqtë dhe familjarët.

Faleminderit të gjithë tifozëve nga të gjitha klubet për të cilat unë kam luajtur. Dashurinë që unë kam marrë në të gjithë karrierën time nga ju, nuk do ta harrojë kurrë.

Falenderoj gjithashtu të gjithë shokët e mi të ekipit, trajnerët dhe stafet, për rolin e rëndësishëm që ata kanë patur në karrierën time.

Së fundmi, unë dua të falënderoj mamanë time. Ti më dhe topin kur isha 2 vjeç, dhe ti më bërë të besoj se ëndrra ime mund të realizohet. Gjithçka që kam arritur në këtë jetë, ka qënë prej teje. Të detyrohem ty dhe zotit për gjithçka.”/ h.ll/albeu.com

të fundit

Xabi Alonso dhe Álvaro Arbeloa përballen në Ligën Premier pas një miqësie të gjatë

Ndeshja mes Fulhamit dhe Chelseat solli edhe një moment të veçantë jashtë fushës, me ribashkimin e dy ish-bashkëlojtarëve dhe miqve…

2 hours ago

Taranto 2026”, Shqipëria U-21 fiton ndaj Kosovës dhe ngjitet në kuotën e 4 pikëve

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”Kombëtarja shqiptare U-21 ka marrë fitoren e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka mundur Kosovën…

2 hours ago

Horoskopi 25 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu lindin debate dhe mosmarrëveshje te…

2 hours ago

This is Florion Dalladaku, the 45-year-old who killed his mother and seriously injured his father

Personi që shihni në këtë fotografi është shtetasi Florion Dalladaku, 45 vjeçari nga fshati Zhymë i njësisë Krutje në Lushnje,…

3 hours ago

Begaj congratulates red-and-black wrestlers on three medals at “Taranto 2026

Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Mundësit kuqezi…

3 hours ago

FIFA zhbllokon merkaton e Tiranës, Klafuriç mund të llogarisë afrimet e reja

TiranaTirana është e lirë të regjistrojë afrimet e verës [...]Read More...

3 hours ago