Shqipëria U-21 regjistroi suksesin e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke mposhtur Kosovën 3-1 në përballjen e dytë të Grupit B.
None found
Pas barazimit 1-1 me Italinë në ndeshjen hapëse, skuadra e drejtuar nga Alban Bushi konfirmoi formën e mirë dhe mori tri pikë me shumë vlerë.
Goli i parë i takimit erdhi në pjesën e dytë nga Ersi Bode, ndërsa Valentin Daja e çoi Shqipërinë në avantazhin 2-0. Kosova shënoi më pas me Edor Hajdinin, por në minutat shtesë Arlind Lleshi vulosi fitoren 3-1 të kuqezinjve.
Pas dy ndeshjeve, Shqipëria ka grumbulluar 4 pikë dhe vazhdon rrugëtimin në “Taranto 2026” me synime të qarta.
Kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e ardhshme kundër Algjerisë më 26 gusht, në orën 21:00.
Grupi B:
Algjeria 6 pikë
Shqipëria 4 pikë
Italia 1 pikë
Kosova 0 pikë
Një protestues ka debatuar ashpër me efektivët e policisë të vendosur në rresht në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu…
Brajan Gruda ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Leipzigut ndaj Augsburgut, duke regjistruar dy asistime në triumfin 5-2, në…
Arsenali ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Hull Cityt, duke triumfuar me rezultat 1-0 në kuadër të javës së…
Këngëtari dhe moderatori Kristi Lamaj, një nga personazhet më të komentuar të “Big Brother VIP 5”, ka qenë në qendër…
Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës. Dyshohet se…
Gjilani ka triumfuar në derbin ndaj Malishevës me rezultat 3-2, në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit…