sport

VAR-i protagonist absolut, vetëm barazim mes Partizanit dhe Vllaznisë në “Air Albania”

Është mbyllur në barazim sfida mes Partizanit dhe Vllaznisë në “Air Albania”, ku protagonist absolut ishte sistemi VAR.

Shkodranët e Thomas Brdaric shënuan të parët me penallti nga Liridon Latifi minuta e 11.  Sistemi VAR ishte protagonist në golin e avantazhit të Vllaznisë, ku Latifi gjuajti dy herë penalltinë, me herën  eparë u prit nga portieri Alban Hoxha, i cili sipas arbitrit kryesorë nuk ishte në pozicion të rregullt. Penalltia do rigjuhej dhe Latifi nuk mund të gabonte përsëri, dhe këtë herë tregohet i saktë 11-metër larg gardianit të Partizanit. Shiko Golin

Të lidhura

None found

Demat “zgjohen” nga gjumi dhe  rrezikojnë portën e Vllaznisë me atë të Xhuliano Skukës, i cili tenton “rofeshatën” për të dërguar topin në rrjetë, tentativë që  del “huq”.

Raste nga të dyja skuadrat në minutat e mbetura të pjesës së parë, me skuadrat që nuk arrijnë do të konkretizojnë rastet e krijuara, por në minutat shtesë të pjesë së parë shkodranët mbeten me 10-lojtarë, pas daljes me të kuq të Esin Hakaj.

Pjesa e dytë do të shikonte një Partizan më luftarak dhe që kërkon më ngulm golin e barazimit përballë Vllaznisë e cila ishte në disavantazh në numrin e lojtarëve në fushën e lojës.

Skuka dhe Cara ishin një rrezik konstant në portën e kuqebluve, dhe vetëm në minutën e 66-të Cara i ndihmuar edhe nga sistemi VAR arriti të barazonte shifrat. Shiko Golin

Në minutat e mbetura demat e Dritan Mehmetit kërkojnë edhe golin e fitores por pa mundur të realizojnë dot, me sfidën që mbyllet kështu në barazim 1-1, me skuadrat që ndajnë pikët, ndërkohë edhe në tabelën e kalsifikimit renditja e tyre ngelet e pandryshuar.

Vllaznia e Brdaric ndodhet në vendin e 4-të me 34 pikë, ndërsa të kuqtë e Mehmetit në vendin e 5-të me 29 pikë. / h.ll/albeu.com

të fundit

Top Secret 2” and Serbia’s “war” to strike at the Republic from within

Prof. Dr. Fadil MALOKU Ditëve të fundit, në sferën mediatike, por edhe në atë (jo)publike, po bëhet një “xhurullti” e…

5 hours ago

“Top Secret 2” dhe “lufta” e Serbisë për ta goditur Republikën nga brenda

Prof. Dr. Fadil MALOKU Ditëve të fundit, në sferën mediatike, por edhe në atë (jo)publike, po bëhet një “xhurullti” e…

6 hours ago

Iceland Says “No” to the EU / Brussels Responds After Referendum: We Respect Your Choice; You Remain a Close Partner

Komisioni Evropian ka mbajtur një qëndrim të përmbajtur pas dështimit të referendumit në Islandë, ku 52.8% e qytetarëve votuan kundër…

6 hours ago

If He Knew Sheholli Was a Spy, Why Did Milaim Zeka Accept the Materials and the Money?

Milaim Zeka thotë se ishte e ditur se Fatmir Sheholli ishte spiun. Megjithatë, aktakuza e Prokurorisë Speciale përshkruan se pikërisht…

6 hours ago

Georgievski: Official history concealed partisan massacres of opponents

Ish-kryeministri Ljubço Georgievski, në deklaratën e tij më të fundit, ka hapur një temë kontroverse që lidhet me historiografinë jugosllave…

6 hours ago

Leboeuf këshillon Barcelonën dhe Arsenalin të synojnë Osimhenin në vend të Alvarezit

Legjenda e Francës, Frank Leboeuf, ka vënë në pikëpyetje interesimin e Barcelonës për Julian Alvarezin, duke sugjeruar që klubi katalunas…

6 hours ago