sport

Vankuveri mikpret Kongresin e FIFA-s, do të diskutohet zgjerimi i Botërorit dhe sfidat e fundit

Më pak se dy muaj para fillimit të Kupës së Botës, Kongresi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit po ndiqet me interes të jashtëzakonshëm për shkak të vendimeve që pritet të merren mbi garat e ardhshme.

Në Vankuver të Kanadasë e cila së bashku me SHBA-në dhe Meksikën do të jenë tre vendet pritëse të Botërorit 2026 (nga 11 qershori deri më 19 korrik), zhvillohet sot Kongresi i FIFA-s. Temat kryesore të diskutimit janë pjesëmarrja e Iranit, por edhe kostoja marramendëse e këtij aktiviteti.

Të lidhura

None found

Mbledhja vjetore e federatave anëtare të FIFA-s merr një rëndësi jetike këtë vit, pasi kanë mbetur më pak se dy muaj nga starti i “Kupës së Botës 2026”. Shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje lidhur me edicionin e parë të këtij kompeticioni me 48 ekipe.

Shqetësimet për kostot

Një nga sfidat më të mëdha mbetet kostoja financiare. Shkalla e gjerë e aktivitetit në të gjithë Amerikën e Veriut, udhëtimet në distanca të gjata, regjimet e ndryshme tatimore dhe kërkesat e larta operative, kanë ngritur shqetësime serioze te disa prej vendeve pjesëmarrëse.

UEFA ka përcjellë ankesat e disa federatave evropiane, të cilat i druhen faktit se ekipet mund të kenë vështirësi në mbulimin e shpenzimeve nëse nuk arrijnë të shkojnë larg në turne. Nga ana tjetër, FIFA pritet të nxjerrë në pah fuqinë e paparë tregtare të këtij Botërori, duke deklaruar se është e gatshme të rrisë shpërblimet financiare dhe tarifat e pjesëmarrjes në nivele rekord.

Çështja politike e Iranit

Pjesëmarrja e Iranit është pika më e ndjeshme politikisht në axhendën e FIFA-s. Edhe pse Irani është kualifikuar rregullisht, shqetësimet për sigurinë dhe udhëtimet gjatë ndeshjeve në Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë zyrtarët e Teheranit të kërkojnë garanci shtesë ose vende alternative për zhvillimin e takimeve. Megjithatë, FIFA ka hedhur poshtë çdo mundësi për ndryshimin e kalendarit, duke theksuar se ekipet duhet t’i përmbahen planit fillestar.

Problematika e vizave

Kufizimet e vizave dhe të lëvizjes janë gjithashtu nën monitorim të rreptë. Zyrtarëve të Federatës Palestineze të Futbollit iu mohua fillimisht hyrja në Kanada për një takim përgatitor. Megjithatë, FIFA konfirmoi të hënën se zëvendëspresidentja Susan Shalabi dhe presidenti Jibril Rajoub i kanë marrë më në fund vizat dhe pritet të jenë të pranishëm në Kongres.

Sfida e organizimit dhe logjistikës

Një turne që shtrihet në tre shtete, në zona të ndryshme kohore dhe në distanca gjigante, do të testojë si kurrë më parë ekipet, tifozët dhe organizatorët. FIFA argumenton se modeli me shumë vende pritëse është thelbësor për një format me 48 ekipe dhe pasqyron vizionin e ardhshëm të këtij sporti.

Për Vankuverin, sfida kryesore mbetet përmbyllja e detajeve të fundit para shkelmimit të parë të topit më 11 qershor. FIFA parashikon 13 miliardë dollarë të ardhura për ciklin aktual, duke e bërë këtë Botëror më fitimprurësin në histori.

të fundit

Those who would applaud fear the stone-throwers,” Rama meets students and rectors in Bitola

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati edhe një takim me të rinjtë nga…

13 minutes ago

Tragic accident in Italy, 31-year-old Albanian loses her life, three children injured

Një 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë automobilistik në Itali, ndërsa tre fëmijë që…

14 minutes ago

Household debt rises by 118 percent, Alliance: citizens are surviving on overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

14 minutes ago

Rritet me 118 për qind borxhi i familjeve, Aleanca: Qytetarët po mbijetojnë me overdraft

Durim Halilaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës, ka reaguar lidhur me rritjen e borxhit të familjeve në Kosovë përmes mbitërheqjeve…

18 minutes ago

Esat Ruka sjell në “E Diell” kujtimet e fëmijërisë dhe pasionin për muzikën që në moshën 5-vjeçare: “Mati ka më shumë shpirt sesa zëdhënie të shpirtit

Kulturologu dhe kantautori Esat Ruka ishte i ftuar në programin “Diell”, në Top Channel, në rubrikën “Galeri”, ku ndau me…

19 minutes ago

Sopoti zyrtarizon ndarjen nga trajneri Rraman Hallaçi pas disfatës me Korabin

Humbja e sotme ndaj Korabit të Peshkopisë në shtëpi, Kategoria e Parë, java e 11-të, nuk është “përtypur” dot nga…

23 minutes ago