Federico Valverde nuk e fshehu pakënaqësinë me paraqitjen e Real Madridit, pavarësisht triumfit 2-1 ndaj Interit në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.
None found
Mesfushori uruguaian tregoi se Jose Mourinho u kishte kërkuar lojtarëve të qarkullonin më gjatë topin, veçanërisht në gjysmën e fushës së Interit, si dhe të ruanin më shumë qetësi gjatë lojës.
Sipas Valverdes, këto udhëzime nuk u zbatuan siç duhej nga skuadra madrilene, kryesisht pas pushimit.
“Mourinho na e bëri shumë të qartë se duhej ta mbanim më tepër topin, sidomos në gjysmën e tyre të fushës, dhe të luanim me më shumë qetësi. Ne nuk arritëm ta bënim këtë”.
Real Madridi kaloi në avantazhin 2-0 falë golave të Kylian Mbappes dhe Valverdes, por Interi vijoi të rrezikonte dhe e ngushtoi diferencën në pjesën e dytë me Carlos Augusto.
Edhe pse ekipi siguroi tri pikët në sfidën e parë të Ligës së Kampionëve, Valverde e vlerësoi me nota kritike lojën e zhvilluar pas intervalit.
“Duhet ta analizojmë me kriticizëm paraqitjen tonë. Fitorja është e rëndësishme dhe është pozitive ta nisim kështu, por ne lojtarët duhet ta pranojmë se pjesa e dytë ishte e dobët dhe se nuk luajtëm mirë”.
Takimi i ardhshëm i Real Madridit do të jetë në transfertë ndaj Romës më 14 tetor.
Revoltat politike shpesh vijnë me valë. Ashtu si ideologjitë dhe besimet fetare, ato mund të përhapen nga një vend në…
Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar lidhur me vizitën e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare…
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me intervale me diell dhe mundësi për reshje të dobëta…
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 81 lekë dhe shitet për 8217 lekë. Euro, blihet me 89.2 lekë…
Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë! [...]Read More...
Fuego rrëfen jetën para famës: Vij nga një familje shumë e mirë, jemi katër vëllezër [...]Read More...