Categories: sport

Mourinho synon të shuajë tensionet mes Tchouamenit dhe Valverdes pas incidentit në zhveshtore

Jose Mourinho po punon për të shmangur që përplasja e ndodhur disa muaj më parë mes Aurelien Tchouamenit dhe Federico Valverdes të lërë pasoja në marrëdhënien mes dy mesfushorëve të Real Madridit.

Të lidhura

None found

Gazeta spanjolle Diario AS raporton se futbollistët janë takuar së fundmi në kompleksin stërvitor të klubit në Valdebebas. Ky ishte takimi i tyre i parë që nga incidenti i rëndë i tre muajve më parë.

Konflikti i 7 majit përfundoi me dhunë fizike, ndërsa Valverde u dërgua në spital për shkak të një dëmtimi në kokë.

Si masë ndëshkuese për sjelljen e tyre, drejtuesit e Real Madridit gjobitën secilin prej dy lojtarëve me nga 500 mijë euro.

Më pas, Tchouameni dhe Valverde kërkuan ndjesë publikisht, duke këmbëngulur se mosmarrëveshja mes tyre ishte mbyllur një herë e përgjithmonë.

Pavarësisht deklaratave të futbollistëve, Mourinho kërkon garanci se tensionet e mundshme nuk do të cenojnë projektin e tij për sezonin e ri. Për trajnerin portugez, krijimi i një partneriteti të fortë mes Tchouamenit dhe Valverdes në mesfushë ka rëndësi të jashtëzakonshme.

Skema taktike e Mourinhos parashikon që dy lojtarët të formojnë një “double pivot”. Kjo dyshe do të jetë baza e një reparti sulmues me emra të mëdhenj si Jude Bellingham, Kylian Mbappe, Vinicius Jr. dhe transferimi i ri, Yan Diomande.

Megjithatë, të paktën në këtë fazë, tekniku nuk planifikon të ndërmjetësojë zyrtarisht mes tyre për çështjen e kaluar.

Mourinho do të vëzhgojë sjelljen dhe bashkëpunimin e dy mesfushorëve në fushë, për të kuptuar nëse konflikti është kapërcyer realisht.

Që prej incidentit, Tchouameni dhe Valverde nuk janë aktivizuar ende së bashku në një ndeshje. Për këtë arsye, funksionimi i tyre si dyshe pritet të jetë ndër aspektet më tërheqëse për t’u vëzhguar në javët e para të sezonit.

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

2 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

2 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

2 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

2 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

2 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

3 hours ago