Valon Berisha u ka bërë apel futbollistëve shqiptarë që ta zgjedhin Kosovën dhe të luajnë për përfaqësuesen e saj.
None found
Në një intervistë për “Klan Kosova”, mesfushori ka rrëfyer për vendimin e marrë dhjetë vjet më parë, kur vendosi të përfaqësonte Kosovën.
Berisha e cilësoi atë si një zgjedhje të marrë me emocion dhe me zemër. Ai tha se ka dhënë gjithçka për Kombëtaren dhe se e ka konsideruar një nder e privilegj mundësinë për të luajtur për vendin e tij. Sipas tij, Kosova është e shenjtë dhe përfaqësimi i saj kërkon angazhimin maksimal. Futbollisti u shpreh krenar për këto 10 vite, edhe pse pranoi se bëhej fjalë për një vendim të vështirë.
Edhe pse ishte rritur në Norvegji, Berisha tregoi se kishte pasur gjithmonë ëndërr të luante për Kosovën. Ai tha se, kur i erdhi ftesa, e pa atë si një mundësi të dhënë nga Zoti dhe mezi priti ta pranonte. Ndeshjen ndaj Finlandës dhe golin e tij të parë për Kosovën i përshkroi si momente me ndjenja të papërshkrueshme, duke theksuar se ai gol do të mbetet historik.
Mesfushori, për të cilin do të zhvillohet një ceremoni përshëndetëse, theksoi se rrugëtimi i Kosovës ka nisur nga kushte shumë të vështira, por është ndërtuar diçka e madhe.
Ai kujtoi gjithashtu se Kosova ka qenë shumë pranë kualifikimit në dy raste, një herë në Evropian dhe një herë në Botëror. Berisha beson se kjo gjeneratë u ka dhënë shpresë të rinjve dhe u ka treguar se Kosova mund t’ia dalë në çdo sfidë. “Kosova është e vogël, por e ka zemrën e madhe”, u shpreh ai.
Berisha u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë prindër shqiptarë dhe mundësinë për të luajtur për Kosovën që ta marrin këtë vendim me zemër. Sipas tij, nuk ka kënaqësi më të madhe sesa të përfaqësosh vendin, gjakun dhe familjen tënde, ndërsa dëgjon mbështetjen e tifozëve dhe shqiptarëve. Ai shtoi se shumë lojtarë po i bashkohen Kosovës dhe se e di që ka të tjerë që mezi presin të luajnë për të.
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…