Nga Brazili rikthehen bisedat mes Robinhos dhe miqve të tij, të përdorura nga prokurori italian në hetimin që e shohin ish-sulmuesin e Milanit të përfshirë në përdhunimin e dyshuar të një vajze shqiptare në një disko milaneze në vitin 2013.
Një histori për të cilën ish-futbollisti brazilian u dënua me nëntë vite burg. Në audio, nga viti 2014, miqtë e Robinho pranojnë se kanë bërë seks në grup me një vajzë dhe flasin mbi strategjitë për t’u mbrojtur nga akuzat e mundshme.
None found
“Edhe sikur të më thërrasin në polici për diçka, nuk ka problem. Shkoj atje dhe them: Së pari historia daton para një viti. Së dyti, nuk e kam prekur atë vajzë, e cila ishte e dehur dhe nuk do të ketë mbajtur mend asgjë”, – thotë Robinho, shqetësimi kryesor i të cilit ishte mos çështja përfundoi në shtyp:
“Kam frikë nga… Nëse nuk del në shtyp, kjo është shumë mirë. Imagjinoni: miqtë e Robinhos përdhunojnë një vajzë në Itali”. Pavarësisht mohimit të fakteve, audiot sqarojnë se ka pasur një lidhje bande dhe se vajza e përdhunuar ishte pa ndjenja për shkak të konsumimit të alkoolit.
“Unë fjeta me të, bëra seks oral dhe u largova. Të tjerët thjesht qëndruan atje. Kamera nuk do të më ketë kapur duke fjetur me vajzën”, – konfirmohet se flet Robinho me një nga miqtë e tij.
Ish-sulmuesi i Milanit, i vetëdijshëm se largimi në Brazil do t’i shpëtonte personat e përfshirë për shkak të mos lejimit të ekstradimit të qytetarëve brazilianë në vende të tjera, komenton:
“Kushdo që e preku vajzën është në Brazil. Shkoni pas atyre njerëzve që janë në Brazil, atyre që kanë fjetur me vajzën. Unë nuk u shtriva në shtrat me vajzën, kanë zero shanse të merren me mua. Nuk do të përfundojnë dot me asgjë”. Një mik i përgjigjet Robinhos: “Ndalo, sepse pashë që e vendose në gojën e saj”. “Nuk është asgjë”, – përgjigjet Robinho.
Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social X disa postime të bëra më herët nga gazetari rus Chay Bowes,…
Një vatër e fuqishme zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme një objekt blegtoral dhe magazinë të mbushur me bar të…
Mijëra klientë të disa prej bankave më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përballur me probleme në…
Është mbyllur protesta e 170-të në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, pati tensione të herëpashershme mes policisë dhe qytetarëve. Policia…