Robinho ishte dikur ylli i Real Madridit. Braziliani kishte aftësi për të paguar faturat, por paraqitjet e tij tek gjiganti spanjoll nuk mbushën pritshmëritë e njerëzve.
Në 2017, Robinho u dënua për përdhunim në grup të një gruaje shqiptare në 2013 gjatë kohës sa ishte lojtar i Milanit. Për këtë, ai kishte marrë një dënim prej 9 vitesh burg.
None found
Sidoqoftë, Robinho ka vazhduar të deklarojë pafajësinë e tij duke thënë se dënimi që mori ka ngjyra raciste.
“Kemi pasur një marrëdhënie sipërfaqësore dhe të shpejt seksuale. Ne shkëmbyem puthje dhe më pas shkova në shtëpi. Kishte njerëz të tjerë atë ditë. Kur e pashë se ajo dëshiroi të vazhdonte me djemtë tjerë, unë shkova në shtëpi”, ka thënë fillimisht Robinho.
“Unë kurrë nuk e kam mohuar. Ishte konsensuale. Mund ta kisha mohuar sepse ADN-ja ime nuk ishte asnjëherë aty, por unë nuk jam një gënjeshtar”.
40-vjeçari po mundohet që të vuajë dënimin në Brazil atje ku ai pret që të besohet më shumë versioni i tij i ngjarjes.
“Shpresoj që në Brazil unë mund të kem zërin që nuk e kisha jashtë shtetit. Ju dëshironi të shfaqni provat tua, dhe nuk e kuptoj pse, dëshmia është relevante për të gjithë, për ata (drejtësinë italiane) nuk ishte”.
“Unë nuk jam një përbindësh. Për 10 vite unë kam vuajtur shumë dhe jam bërë tjetër njeri”, përfundoi Robinho. /Telegrafi/
Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar ditën e premte në zonën e Plakës në Greqi kanë mbërritur në kryeqytetin…
Zyra e Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Boston njoftoi arrestimin e një shtetasi shqiptar 56-vjeçar, Hasan Billa,…
Autoritetet venezueliane kanë liruar një numër të madh të të burgosurve politikë, thonë grupet e të drejtave të njeriut, disa…
Dashi Ata qe janë ne një lidhje nuk duhet te nxitohen për asgjë. Për gjithçka do bëjnë mire te flasin…
Familjarët e viktimave të shpërthimit të regjistruar ditën e premte në zonën e Plakës në Greqi kanë mbërritur në kryeqytetin…
Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës, ndërsa tani pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes së re…