sport

Uzuni: Pika me Islandën e mirë, ndaj Izraelit mendojmë veç fitoren

Myrto Uzuni është rikuperuar pas dëmtimit në kavilje dhe është gati për trajnerin Edy Reja në ndeshjen ndaj Izraelit në Nations League. “Kam pasur shqetësim në kavilje që kur isha me Granadan, e lëndova edhe në kombëtare, por tani jam shumë mirë”, tha fillimisht beratasi.

“Barazimi me Islandën? Mendoj se kemi bërë ndeshje shumë të mirë. Edhe një pikë është shumë mirë për ne. Po luftojmë për vendim e parë, kështu që jemi brenda objektivave”, shtoi sulmuesi i Granada.

“Izraeli? Presioni është gjithmonë kur je pjesë e Kombëtares. Luajmë në shtëpi ndaj një ekipi si Izraeli, që është më lart se Islanda. Fitorja është e vetmja rrugë që duhet të ndjekim. Trajnerit pret më të mirën, kemi ekip të mirë.

Duhet të jemi të bashkuar, të fitojmë dhe të gëzojmë tifozët që do të vijnë për të na parë. Grupi tani u plotësua, përveç Roshit, mungesa e të cilit ndihet. Mendoj vetëm për fitore, as për barazimin, as për humbjen”

“Rënia e Granada nga LaLiga? Jam rritur duke parë Ronaldo dhe Messi, nuk më vjen keq pse lashë Ferencvarosin për Granadan. Futbolli kështu e ka, jam i sigurt që shumë shpejt do të kthehem në nivel të lartë”. / h.ll/albeu.com

të fundit

Horoskopi 15 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do provoni eksperienca te…

7 hours ago

“Me Nuredin Dumanin kishte konflikt personal”, avokati i Altin Ndocit: Kishte marrë kërcënime me jetë, ka prova për këtë

Avoakti i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, Aldo Shkëmbi në…

7 hours ago

Protestat në Iran/ Kush është 26-vjeçari Erfan Soltani, që thuhet se do përballet me ekzekutim

Një i ri i arrestuar në valën aktuale të protestave në Iran është dënuar me vdekje dhe i është thënë…

7 hours ago

Përse Altin Ndoci zgjodhi arratinë? Flet avokati i ‘autorit’ të 4 vrasjeve: Besim tek drejtësia nuk ka

Avokati i të paraburgosurit Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e djeshme nga spitali i Durrësit, ka folur për…

8 hours ago

VIDEO/ E paprecedentë, tjetër sherr i futbollistit të Kombëtares me trajnerin për zëvendësimin

Ivan Balliu po kalon një sezon të çuditshëm me Rajo Vajekanon. Hera e dytë që duket se trajneri e surprizon…

8 hours ago

A e përmbyti Porto Romanon hapja e rezervuarve të kodrave?! Si u la në mëshirë të fatit sistemi ujor

Banorët e Porto Romanos pretendojnë se përmbytja ndodhi shumë shpejt, brenda një harku prej 20 minutash. Sipas tyre ka pasur…

9 hours ago