Categories: sport

Uzuni makineri golash, shqiptari i jep sinjale Rejas (VIDEO)

Myrto Uzuni është kthyer në një nga elementet më të rëndësishme të skuadrës së Ferencvaroshit, pavarësisht se i është bashkuar ekipit në verën e shkuar. Sulmuesi shqiptar nuk ndalet së shënuari këtë sezon, teksa të njëjtën gjë e ka bërë përsëri edhe sot. Ferencvaroshi ka mposhtur me shifrat e thella 5-2 rivalët e Paksi, ndërsa goli i dytë mbante firmën e Myrto Uzunit.

Kampionët e Hungarisë fituan një penallti në minutën e 49, të cilën e mori përsipër për ta ekzekutuar Myrto Uzuni. Talenti beratas u tregua i saktë dhe përmbysi shifrat e takimit, që më pas do të fliste i gjithi për Ferencvaroshin. Gjithashtu një ekipi hungarez ka humbur një tjetër shans të pastër.

Uzuni jep një pasim perfekt në zonë, por shoku i tij i skuadër gabon me portën thuajse të zbrazët, duke e dërguar topin jashtë. Një paraqitje pozitivie kjo e sotma për lojtarin shqiptar, që i jep sinjale pozitive Edi Rejës përpara ndeshjeve të Kombëtares kuqezi.

të fundit

Shifrat/ 44% e shqiptarëve duan të emigrojnë në vitin 2025, niveli më i lartë në rajon. Tkurret grupi i të rinjve

Në vitin 2025, Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të…

13 minutes ago

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.3 lekë, në shitje me 82.6 lekë. Euro, do…

19 minutes ago

Vranësira dhe kthjellime, njihuni me parashikimin e motit 17 Dhjetor 2025

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht me…

26 minutes ago

Horoskopi 17 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…

8 hours ago

Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…

9 hours ago

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…

9 hours ago