Usain Bolt, rekordmeni botëror dhe njeriu më i shpejtë në histori, ka firmosur me klubin amator anglez Wythenshawe Vets. Marrëveshja nuk ka marrë vëmendjen e madhe që zakonisht shoqëron transferimet e Ligës Premier, pasi xhamajkani i është bashkuar një skuadre që garon në nivelin e nëntë të futbollit anglez.
Regjistrimi i 40-vjeçarit, i paralajmëruar prej tij në janar, tashmë është përfunduar. Federata Angleze e Futbollit (FA) e ka konfirmuar këtë lëvizje duke e përfshirë Boltin si futbollist të regjistruar të klubit në faqen e saj zyrtare.
None found
Wythenshawe Vets është një skuadër veteranësh nga jugu i Mançesterit, ku luajnë futbollistë të moshës 35 vjeç e lart. Klubi është bërë i njohur për afrimin e ish-profesionistëve në përbërjen e tij.
Mes emrave të tjerë të regjistruar këtë sezon janë ish-sulmuesi i Anglisë dhe Liverpoolit, Emile Heskey, ish-futbollisti i Evertonit, Oumar Niasse, ish-kapiteni i Manchester United, Antonio Valencia, si dhe sulmuesi i Newcastle, Papiss Cisse.
Në listën e skuadrës ndodhen edhe ish-lojtarët e Manchester Cityt, Stephen Ireland dhe Nedum Onuoha. Pjesë e ekipit janë gjithashtu fituesit e Ligës Premier, Joleon Lescott dhe Danny Drinkwater.
Një përpjekje e re në futboll
Edhe pse njihet kryesisht për rekordet në atletikë, me 9.58 sekonda në 100 metra dhe 19.19 sekonda në 200 metra, Bolt është një admirues i madh i futbollit dhe mbështetës i Manchester United. Angazhimi me Wythenshawe Vets nuk përbën përvojën e tij të parë në këtë sport, pasi më herët ai tentoi të niste një karrierë profesionale.
Në vitin 2018, Bolt qëndroi për dy muaj në provë te klubi australian Central Coast Mariners. Bashkëpunimi nuk u konkretizua me kontratë profesionale, pasi klubi nuk arriti t’ia ofronte një të tillë. Megjithatë, ai realizoi dy gola në një ndeshje miqësore me Mariners.
Ai ka refuzuar gjithashtu një ofertë nga klubi maltez Valletta, thuhet për shkak të kushteve financiare. Përveç kësaj, sprinteri xhamajkan është stërvitur me klubin norvegjez Stromsgodset dhe me skuadrën gjermane Borussia Dortmund.
Prof. Dr. Vjosa Sadriu Hamiti, profesoreshë e gjuhës gjermane në Kosovë dhe mikeshë e afërt e presidentes së re, ka…
Tirana dhe Partizani“Ethet” për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës kanë filluar të rriten ndjeshëm, aty ku janë përfshirë…
SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme katër persona të pandehur për rrëmbimin dhe vrasjen e Renis Dobrës.…
Mërgim Vojvoda ishte lojtari i Udineses që zhvilloi më së shumti minuta gjatë ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, pasi mbrojtësi kosovar…
Trembëdhjetë minuta pas mesnatës, Kuvendi i Kosovës votoi Justina Shiroka Pulën presidente të Republikës së Kosovës. Shiroka Pula mori 81…
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të mërkurë fshatin Armen, në Bashkinë e Selenicës. Zjarri ka shkaktuar…