sport

VIDEO / “Unë nuk jam një milioner”, Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

Momenti befasues mes një tifozi dhe lojtarit të Malaga CF, Dani Lorenzo, është bërë viral në rrjetet sociale.

Pas fitores 1-0 të Malagas ndaj Atletico Madrid B në Ligën e Tretë të Spanjës,, një tifoz i kërkoi Lorenzos fanellën e tij të veshur nga ndeshja ndërsa lojtarët përshëndetën tifozët.

Të lidhura

None found

Megjithatë, Lorenzo shpjegoi se ai nuk mund të dhuronte fanella për shkak të rregullave të klubit.

Por mbështetësi i përkushtuar nuk u dorëzua, ai i tha se do ta blinte fanellën dhe ia dha 50 euro, ku ky moment është kapur nga kamerat.

I befasuar nga gjesti, i kapur në TV dhe i shpërndarë në El Chiringuito, Lorenzo pranoi paratë dhe shkëmbimi përfundoi.

21-vjeçari tha pas ndeshjes se nuk është milioner dhe se nuk kanë të drejtë t’i shpërndajnë fanellat.

“Ndodhi kaq shpejt. Vetëm që njerëzit të kuptojnë, ne jemi në Primera RFEF, unë nuk jam milioner, do të doja të isha. Na është dhënë një numër i kufizuar bluzash për t’i dhuruar dhe unë tashmë e kisha shpërndarë ato. Pas çdo fanelle tjetër klubi na ka thënë se duhet t’i paguajmë vetë”, tha talenti spanjoll.

“Këtë ia përmenda tifozit në tribunë dhe më ofroi 50 euro. Më kapi në befasi dhe reagova instinktivisht për ta pranuar dhe për t’ia dhënë fanellën”, shpjegoi futbollisti spanjoll. /Telegrafi/

të fundit

Mourinho is not playing him, but Bernardo Silva could be Real Madrid’s solution

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

1 hour ago

VIDEO/ Head of Public Order and four police officers suspended after video of injured 19-year-old near Parliament

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

1 hour ago

Mourinho nuk po e aktivizon, por Bernardo Silva mund të jetë zgjidhja e Real Madridit

Bernardo Silva po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, ku trajneri Jose Mourinho nuk po i jep hapësirën…

1 hour ago

VIDEO/ Pezullohet Shefi i Rendit dhe katër policë pas videos së 19-vjeçarit të dëmtuar pranë Parlamentit

Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefin e Rendit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, nënkomisarin…

1 hour ago

Ilir Alliu kundërshton vlerësimin për Ilir Dajën: Trajneri më i mirë duhet të jetë ai që ka fituar më shumë tituj

Ilir Daja Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Ilir Alliu, pjesë e zakonshme e panelit të emisionit “Mega Sport” në A2 CNN,…

1 hour ago

UEFA cakton trupë shqiptare arbitrimi për sfidën Torreense–Sunderland, Xhaka përballet me një surprizë

Granit XhakaNë prag të ndeshjes Torreense – Sunderland, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa League, UEFA, si institucioni…

2 hours ago