Mesfushori i Barcelonës, Pedri, tërhoqi vëmendjen me një veprim të veçantë ndaj një fëmije pas fitores 4-1 të Spanjës kundër Kroacisë, në ndeshjen e Ligës së Kombeve të zhvilluar të martën në mbrëmje.
Takimi u luajt në Sevilje, ndërsa pas përfundimit të sfidës në stadiumin Ramon Sanchez-Pizjuan ndodhi një moment që u komentua gjerësisht nga mediat spanjolle dhe ndërkombëtare.
None found
Një djalë i vogël hyri në fushë sapo arbitri dha sinjalin e fundit. Ai kishte veshur fanellën e kombëtares spanjolle me numrin 20 dhe mbiemrin e Pedrit, duke treguar qartë se kishte shkuar në stadium për të takuar idhullin e tij.
Siguria reagoi menjëherë dhe nisi ta largonte fëmijën nga fusha. Megjithatë, Pedri e vuri re situatën dhe iu afrua. Futbollisti hoqi fanellën e tij, ia dhuroi djalit dhe më pas e përqafoi.
Edhe pse nuk arriti t’i afrohej vetë lojtarit, fëmija u largua nga stadiumi me fanellën e Pedrit.
Mesfushori spanjoll kishte luajtur rol edhe në një prej momenteve vendimtare të ndeshjes. Ai u aktivizua në minutën e 57-të, duke zëvendësuar Fabian Ruiz, ndërsa vetëm gjashtë minuta më vonë asistoi Lamine Yamal për golin e tretë të Spanjës, i cili e çoi rezultatin në 3-1.
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan nga Ministria e…
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i është përgjigjur thirrjeve për dorëheqjen e tij pas polemikave rreth projektit FIFA Forward Enterprise…
FC Vushtrria rrezikon ta humbasë në tavolinë ndeshjen ndaj Ballkanit, pasi nuk u paraqit në fushë në përballjen e sotme…
Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ndërsa policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për…
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi…
Protestuesit e Partisë Demokratike u grumbulluan te Ministria e Arsimit, aty ku u njoftuar edhe një protestë e studentëve. Disa…