Categories: sport

UEFA vendos sot: “Camp Nou” parapëlqehet për finalen e Ligës së Kampionëve 2029

Këtë të martë, në Selanik të Greqisë, UEFA pritet të zyrtarizojë stadiumin pritës për finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2029, me “Camp Nou” që shihet si opsioni kryesor.

Të lidhura

None found

Dy janë dosjet e depozituara zyrtarisht për këtë finale: “Spotify Camp Nou” në Barcelonë dhe “Wembley” në Londër.

Burime të ndryshme tregojnë se impianti katalanas gëzon një pozicion të favorshëm për të marrë të drejtën e organizimit të sfidës më prestigjioze të klubeve evropiane.

Pas ofertës së Barcelonës qëndrojnë klubi, Bashkia e Barcelonës, Generalitat de Catalunya, Federata Spanjolle e Futbollit dhe ekzekutivi spanjoll.

UEFA është në dijeni të ecurisë së punimeve në “Camp Nou”. Sipas planit, vendosja e çatisë së re do të nisë në verën e vitit 2027, ndërsa i gjithë projekti parashikohet të mbyllet jo më vonë se fillimi i vitit 2028.

Pas përfundimit të plotë të transformimit, stadiumi do të rikthehet një nga arenat më të mëdha sportive në Evropë, me një kapacitet total prej 104.600 spektatorësh, gati 9.400 prej të cilëve vende VIP.

Me këtë shifër, “Camp Nou” ia kalon “Wembley”-t, i cili momentalisht ofron rreth 90.000 ulëse.

Nga analizat e UEFA-s del se Barcelona ka një avantazh të dukshëm jo vetëm nga kapaciteti i impiantit, por edhe nga infrastruktura qytetare. Baza e gjerë hoteliere dhe aeroporti ndërkombëtar i Barcelonës konsiderohen si asete të rëndësishme të kandidaturës katalanase.

Për UEFA-n, ideja e një finaleje në një stadium me mbi 100 mijë vende është tejet tërheqëse, sidomos duke pasur parasysh kërkesën e jashtëzakonshme për bileta që karakterizon finalen e Ligës së Kampionëve.

Që finalja e vitit 2027 do të luhet në “Metropolitano” të Madridit nuk përbën pengesë për rikthimin e finales në Spanjë vetëm dy vite më pas.

Sa i takon edicionit 2028, ai pritet t’i besohet “Allianz Arena” në Mynih, e cila është kandidatura e vetme për atë vit.

“Camp Nou” ka pasur nderin të presë dy finale të paharrueshme. Në vitin 1989, Milani shkatërroi Steaua Bukureshtin 4-0. Dhjetë vjet më vonë, në 1999, kjo arenë u shndërrua në skenën e një prej finaleve më dramatike të historisë: Manchester United përmbysi Bayern Munichun me dy gola në minutat shtesë, duke fituar 2-1.

Një tjetër finale e Ligës së Kampionëve në “Camp Nou” do të sillte sërish një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive në impiantin e rinovuar të Barcelonës.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv në Selanik do të caktojë edhe arenat për finale të tjera evropiane. Në rendin e ditës janë stadiumet e Superkupës së UEFA-s për vitet 2027 dhe 2028, si dhe faza finale e Ligës së Kampionëve në futsall për 2027-ën.

Gjithashtu, do të vendoset se cili stadium do të mikpresë finalen e Ligës së Kampionëve për femra në vitin 2028.

“San Mames” në Bilbao është një nga kandidatët, pas suksesit të madh të finales së vitit 2024, ku Barcelona mposhti Lyonin 2-0 përpara 50.827 spektatorëve. Impianti bask, me rreth 53.331 vende, ka përballë “Groupama Stadium” në Lyon, “St. Jakob-Park” në Bazel dhe “RAMS Park” në Stamboll, stadiumi i Galatasarayt.

Ndërkohë, finalja e Ligës së Kampionëve për femra në vitin 2027 do të zhvillohet në Stadiumin Kombëtar të Varshavës, në Poloni.

të fundit

Wall Street mbyll një nga ditët më të rënda, tregu humbet 3.2 trilionë dollarë

Një e enjte e zezë kjo që lamë pas për Wall Street-in, ku tregjet amerikane pësuan rënie të forta, duke…

3 minutes ago

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 6 Nëntor 2026/ Kthjellime dhe vranësira kalimtare

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, të cilat do të sjellin mot me…

4 minutes ago

Kush është Wael Mohya, 17-vjeçari i ftuar nga Jürgen Klopp në ekipin e parë të Gjermanisë?

Surpriza më e madhe në listën e Jürgen Klopp për ndeshjet e fundit të vitit është Wael Mohya, mesfushori 17-vjeçar…

7 hours ago

Rekordet ndërkombëtare të Cristiano Ronaldos dhe arritjet e tij me Portugalinë

Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit ndërkombëtar, duke u bërë një nga lojtarët më të…

8 hours ago

Nga dashuria te karriera, zbuloni surprizat e yjeve për secilën shenjë 6 nëntor 2026

Dashi Do ketë disa debate ne çift gjate kësaj dite dhe mund te keni disa mosmarrëveshje me personin qe keni…

8 hours ago

Klodiana Lala skeptical of Gogu–Veliaj meeting, makes accusations: He will use it in Strasbourg to portray himself as politically persecuted

Gazetarja Koldiana Lala, ka qenë mbrëjmen e sotme e ftuar në Vizion Plus, ku ka folur për kryetarin e Bashkisë…

8 hours ago