UEFA ka njoftuar se në të gjitha takimet e kësaj jave do të respektohet një minutë heshtje për të nderuar kujtimin e Jesus de Miguel, sulmuesit të Tenerifes që humbi jetën të martën në moshën 30-vjeçare.
Ky nderim do të realizohet në duelet e Ligës së Kampionëve që luhen të martën dhe të mërkurën, si dhe në sfidat e Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës të planifikuara për të enjten.
None found
Nëpërmjet një komunikate zyrtare, UEFA i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të lojtarit në atë që e cilësoi si një periudhë jashtëzakonisht të rëndë.
“Bota evropiane e futbollit është në zi për humbjen e sulmuesit të Tenerifes, Jesus de Miguel Alameda. U shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes, miqve dhe shokëve të skuadrës gjatë këtyre momenteve tejet të vështira,” thuhet në deklaratë.
“Një minutë heshtje do të mbahet në të gjitha ndeshjet e UEFA-s këtë javë për të nderuar kujtimin e tij,” shtohet më tej në njoftimin e organizmit qeverisës të futbollit evropian.
De Miguel ndërroi jetë pas një arresti kardio-respirator që pësoi si pasojë e një kontakti me portierin e Andorrës, Jesus Owono, gjatë ndeshjes të së hënës në Segunda Division.
Zëdhënësja e Qeverisë dhe kryetarja e Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, në një intervistë për TV 24 theksoi…
Fitorja e kandidatit shqiptar, Arkin Jahiji, në komunën e Bërvenicës, ka ngjallur reagime dhe përplasje edhe në nivel më të…
Një rezultat interesant është regjistruar në fshatin Tenovë të Komunës së Bërvenicës, ku kandidati i VMRO-DPMNE, Stojançe Radiçevski ka siguruar…
Nga 15 nëntori deri më 15 mars është periudha e veshjes së detyrueshme të pajisjeve dimërore, në përputhje me dispozitat…
Xhudistja e Kosovës, Arba Hasanaj, i është afruar medaljes në Lojërat Olimpike për të Rinj që po mbahen në Dakar…
Formacioni i javës, Abissnet SuperioreTeuta – Partizani, e mbyllur në favor të të kuqve, 0-1, ishte dhe përballja që mbylli…