sport

UEFA prezanton një sistem të ri të VAR-it në Euro 2024

Në Kampionatin Evropian të ardhshëm do të prezantohet një risi në lidhje me sistemin VAR, ku gjyqtarët do të shpjegojnë çdo vendim që merret.

Domethënë, pas marrjes së vendimeve me ndihmën e VAR-it, shikuesve në televizion, si dhe atyre në stadium, do t’u shfaqet një shpjegim pas çdo vendimi.

“Kjo është diçka e re dhe mendoj se është shumë, shumë interesante. Pas opinionit të VAR-it, ne duam t’i ofrojmë publikut një shpjegim teknik. Eksperti i UEFA-s do të përgatisë shpjegime për atë që ka ndodhur në situatat e diskutueshme njëkohësisht me rishikimin e VAR”, deklaroi kreu i gjyqtarëve të UEFA-s, Roberto Rossetti.

Tutje, i pari për gjykim në UEFA, tregoi se si do të funksionojë në ndonjë rast të veçantë.

“Për shembull, pas rishikimit, gjyqtari akordon një penallti për lojë me dorë. Shpjegimi teknik do të ishte: ‘Numri nëntë gjerman preku topin me dorën e tij të majtë, e cila ishte në një pozicion të panatyrshëm mbi shpatullën e tij dhe rriti perimetrin e trupit të tij’”, tregon Rossetti.

Qëllimi i UEFA-s është të rrisë transparencën në vendimmarrje dhe të heqë të gjitha paqartësitë pasi ato të jenë bërë.

Gjyqtarët gjithashtu do të jenë të detyruar t’i shpjegojnë vendimet e tyre kapitenëve të ekipit, ndërsa të gjithë lojtarët e tjerë do të ndëshkohen me karton të verdhë për çdo formë kundërshtimi ndaj gjyqtarit. /Telegrafi/

Tags: Euro 2024

të fundit

Jet Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri ngjall shqetësime për transparencën dhe stabilitetin financiar

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…

4 hours ago

Horoskopi 24 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…

4 hours ago

E mbani mend? Kthehet për herë të dytë në Big Brother! Kush është banorja më e re

Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…

4 hours ago

Protestat e opozitës, Daily Mail: Imuniteti i Ballukut mban të varur të ardhmen e Shqipërisë

Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…

5 hours ago

Një i verbër pjesë e “BBVA5”, të gjithë në lot, Brikena: Do kujdesem si të jetë vëllai ose babai im

Sezoni i pestë i "Big Brother VIP Albania" solli diçka ndryshe në historinë e formatit në Shqipëri. Për herë të…

5 hours ago

Festat “boshatisin” Shqipërinë, nëntori shënon rekord daljesh jashtë vendit

Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…

5 hours ago