sport

UEFA “nuk e ndal dorën” me dënime, pas Shqipërisë e pëson edhe Danimarka

UEFA ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj Danimarkës pas barazimit të tyre me rezultat 1-1 ndaj Anglisë në Euro 2024. Harry Kane e vendosi Anglinë në avantazh në “Frankfurt Arena” pas vetëm 18 minutave lojë, por danezët u kundërpërgjigjen me një gjuajtje fantastike nga Morten Hjulmand.

Ky rezultat i lë “Tre Luanët” në krye të Grupit C, me dy pikë më shumë se Danimarka dhe Serbia teksa po hyjnë në ndeshjen e tyre të fundit në fazën e grupeve ndaj Sllovenisë.

Të lidhura

None found

Pas ndeshjes, UEFA është detyruar të ndërmarrë një aksion dhe të inicojë një dënim ndaj Federatës së Futbollit të Danimarkës.

Kjo për shkak se tifozët e Danimarkës e shfaqën një baner me fjalët “F***UEFA” për një arsye që deri më tash nuk dihet.

Për këtë gjest të tyre, UEFA e ka dënuar Danimarkën me 10,000 euro. Drejtori i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Erik Brogger Rasmussen, i kërkoi tifozëve të mos e përsërisin më këtë gjest dhe se herën tjetër do t’i ngarkojnë atyre faturën.

“Ne do ta paguajmë faturën por gjëja më e rëndësishme për ne është se duhet t’i identifikojmë ata që e sollën banerin dhe më pas do t’ua bartim faturën atyre. Ne shpresojmë që ata se mendojnë që mund ta shfaqin një baner me atë lloj gjuhe gjatë një ndeshje të mendojnë dy herë kur të paguajnë për të”, ka thënë Rasmussen.

Ka pasur një numër të dënimeve për shkak të sjelljeve brenda dhe jashtë fushës gjatë këtij edicioni të Kampionatit Evropian.

Shqipëria ishte kombëtarja e cila ishte prekur më së shumti nga dënimet e UEFA-s, pasi dje (23 qershor) u dënua me një shumë parash për ndezjen e fishekzjarreve, pushtimin e fushës nga tifozët si dhe transmetimin e disa mesazheve nga ana e tyre.

Përveç Shqipërisë, për fjalorin që përdori pas ndeshjes me Kroacinë e kishte pësuar edhe Mirlind Daku i cili është dënuar me dy ndeshje moslojë. /Telegrafi/

Tags: Euro 2024

të fundit

VIDEO/ Marshuan në rrugët e Tiranës, studentët protestë para Ministrisë së Arsimit

Pas marshimit në rrugët e Tiranës, studentët janë stacionuar para Ministrisë së Arsimit, ku vijojnë protestën me thirrje kundër qeverisë…

2 minutes ago

Dirk Kuyt merr përkohësisht drejtimin e Fenerbahçes

Fenerbahce ka konfirmuar zyrtarisht se Dirk Kuyt, ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe një nga ish-futbollistët e vlerësuar të klubit turk, do…

16 minutes ago

Barcelona sheh te shitja e tre lojtarëve rrugën për transferimin e Harry Kane

Barcelona po përgatit një plan ambicioz për afatin kalimtar të verës së ardhshme, me synimin për të transferuar sulmuesin e…

17 minutes ago

Vila e Ballukut në Palasë, SPAK merr të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash

Prokuroria e Posaçme, ka marrë të pandehur biznesmenin Arbër Abazi për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me…

19 minutes ago

Dhuna sistematike ndaj qytetarëve/ Fatmir Mediu: Dorëheqja e qeverisë, rruga drejt zgjidhjes politike!

Gjatë fjalës së tij në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Fatmir Mediu,…

22 minutes ago

Katari i dërgon Iranit një plan të ri për t’i dhënë fund luftës me SHBA-në dhe Izraelin; përgjigjja pritet brenda javës

Ndërmjetësit e Katarit i paraqitën Iranit të dielën një draft të ri marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës SHBA-Izrael-Iran. [...]Read…

29 minutes ago