Me shumicë votash, Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt vendosi që dëgjimi i Toskë Gegës, menaxheres së rastit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, të zhvillohet pa praninë e publikut.
Vendimi pasoi kërkesën e Gegës dhe diskutimet mes anëtarëve, të cilët shprehën mendime të ndryshme për transparencën dhe ruajtjen e të dhënave që lidhen me një të mitur.
None found
Gega kërkoi që mediat të mos jenë të pranishme, duke argumentuar se rasti është i ndjeshëm dhe përfshin një të mitur.
“Kërkoj që mbledhja e komisionit të mbahet me dyer të mbyllura, pasi bëhet fjalë për një të mitur dhe rasti është shumë i ndjeshëm”, u shpreh ajo.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, propozoi që pjesa e pyetjeve të përgjithshme të zhvillohej publikisht, ndërsa mbledhja të mbyllej kur diskutimi të përqendrohej te i mituri. Ai tha se kishte pyetje të përgjithshme që nuk hynin te rasti.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, vuri në dukje se mund të jetë e vështirë të dallohet se cilat pyetje janë të përgjithshme dhe cilat mund të zbulojnë të dhëna për të miturin. Sipas saj, publik mund të ishte vetëm diskutimi për punën e menaxheres, ndërsa pjesa tjetër duhej të mbahej e mbyllur.
Deputeti Eman Rrahmani kërkoi që seanca të ishte e hapur, përveç rasteve kur përgjigjet përmbanin të dhëna të ndjeshme. Ai argumentoi se përgjegjësia për të nxjerrë përfundime nga rasti nuk e përjashton diskutimin publik dhe informimin e opinionit.
Deputetja e PDK-së, Besa Bytyqi, propozoi që dëgjimet e personave me kontakt të drejtpërdrejtë me viktimën dhe të miturin të zhvilloheshin me dyer të mbyllura. Ndërsa dëshmitë e zinxhirit komandues dhe mbikëqyrës, sipas saj, duhej të ishin publike. Ajo mbështeti mbylljen e dëgjimit të Gegës, pasi pyetjet e saj lidheshin me rastin.
Në përfundim të diskutimeve, komisioni votoi që intervistimi i Toskë Gegës të mbahet i mbyllur.
Pas saj, komisioni do të intervistojë Durim Kelmendin, udhëheqës në QPS, Shpat Morinën, zyrtar të QPS-së, Shpresa Lukajn, drejtuese të QPS-së në Pejë, dhe Gazmend Muhaxherin, kryetar të Komunës së Pejës.
Për secilin prej tyre do të vendoset veçmas nëse dëgjimi do të jetë i mbyllur.
Ka nis testimi me shkrim i kandidatëve për emërim në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Testimi po…
Ka nisur tryeza e diskutimit e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), pas publikimit të analizës “Përgjegjësia penale…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën gjatë fjalës së tij në Kuvend për korrupsion dhe mungesë legjitimiteti.…
Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, ka folur për të ardhmen e tij në futboll dhe mundësinë që karrierën ta përfundojë në…
Në seancën plenare në Kuvend, Tomor Alizoti u ndal te protestat në Tiranë duke ngritur shqetësimin se në Kuvend nuk…
Bankat kanë marrë mbi 70.15 përqind të emetimit të ri të obligacioneve qeveritare me vlerë 762.66 milionë denarë, të cilat…