Jose Mourinho bën prapakthehu për Marash Kumbullën dhe e bën në stilin e tij.
Deklaratat publike kundër lojtarit shqiptar sot janë kthyer në elozhe publike për mbrojtësin e ri, i cili po e bind gjithnjë e më shumë portugezin te Roma.
None found
Pas suksesit 1-0 ndaj Cagliarit, Mourinho është ndalur pikërisht te faza mbrojtëse e ekipit, duke evidentuar punën që kishte bërë Kumbulla në sfidën e fituar
“Si fillim dua të flas për Kumbullën. Për mua ai ishte më i miri, ka bërë një ndeshje fantastike dhe kjo më bën të lumtur pasi ka kaluar një periudhë të vështirë dhe unë kam qenë shumë i ashpër me të në deklarata dhe stërvitje. Por ai ka qenë gjithmonë shumë i qetë dhe i përulur, është rritur shumë. Ai dhe Mançio kanë bërë mirë, por edhe mesfushorët e qendrës kanë bërë mirë mbulimin, ndryshe nga ajo që kishte ndodhur me Juventusin”, ishin elozhet e rralla të Mourinhos.
Deklaratat e disa muajve më parë bënë që të kishte diskutime për transferimin e Kumbullës në ndonjë ekip tjetër të Serisë A, por vendimi i lojtarit për të mos ndryshuar ekip duket se ka qenë ai i duhuri.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…