Ndeshja midis Shqipërisë U-21 dhe Malit të Zi U-21, e vlefshme për kualifikueset e Euro U-21, është ndërprerë në minutën e 27-të për shkak të reshjeve të dendura të shiut në Podgoricë.
Arbitri kryesor i ndeshjes thirri skuadrat në dhomat e zhveshjes dhe pas 30 minutash u rikthye në fushë për të testuar kushtet e terrenit, por ishte e pamundur që ndeshja të rifillonte dhe bashkë me delegatin e UEFA-s vendosën ndërprerjen përfundimtare të takimit.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se UEFA ka vendosur që ndeshja mes Shqipërisë U21 dhe Malit të Zi U21 të luhet më 7 qershor 2024 dhe do të rinisë nga minuta e 27-të. Sipas kalendarit të datave zyrtare të FIFA-s e UEFA-s për Kombëtaret ndeshja nuk mund të shtyhej për nesër dhe angazhimet e lojtarëve me klubet e tyre e bënë të pamundur që kjo sfidë të zhvillohet në një datë më të afërt.
Shqipëria U21 do të luaj në marsin e vitit 2024 dy sfida kualifikuese ndaj Finlandës dhe Zvicrës. Edicioni kualifikues do të ulë siparin në qershorin e vitit 2024 dhe Shqipëria U21 ka në program sfidat ndaj Zvicrës, Armenisë dhe takimin e shtyrë ndaj Malit të Zi.
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së sigurisë. Veliaj u paraqit sot…
Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, thotë se Belinda Balluku po…
Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother Vip”, Mateo i bëri një surprizë Brikenës, për të thyer “akullin” që ajo ka…
Partizani dhe Elbasani kanë ndarë pikët pas një dueli me drithërima deri në sekondat e tij, ku ndodhi pothuajse gjithçka.…
Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë në radhët e skuadrës së Beshiktashit, ku u transferua vetëm gjatë ditës…
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown”, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive,…