sport

VIDEO/ Debutim i çmendur i Asllanit te Beshiktash, jep asist për golin e fitores dhe del me të kuq në vetëm 5 minuta në fushën e lojës

Kristjan Asllani ka bërë një debutim të pazakontë në radhët e skuadrës së Beshiktashit, ku u transferua vetëm gjatë ditës së djeshme.

Mesfushori i kombëtares shqiptare e nisi takimin ndaj Koniaspor në stolin e rezervave, në një ndeshje ku skuadra e tij po vuante. Ndaj trajneri vendosi ta hidhte atë në fushë në minutën e 76 të takimit kur shifrat ishin 1-1.

Të lidhura

None found

SHIH VIDEON

Mesfushorit iu deshën pak sekonda në fushën e lojës për të lënë shenjën e tij, pasi me një harkim nga e djathta çoi topin te Kokçu i cili shënoi golin e avantazhit 2-1.

SHIH VIDEON

Por debutimi i pabesueshëm do të vazhdonte vetëm dy minuta më vonë me episodin e radhës, kur Asllani kreu një faull pranë zonës së tij ndërsa po mundohej të dilte në kundërsulm. Gjyqtari fillimisht dha vetëm goditje dënimi, por u ftua nga VAR të shihte pamjet dhe aty nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e kuq, duke e larguar menjëherë nga fusha.

SHIH VIDEON

Për fatin e mirë të Asllanit, shifrat nuk ndryshuan më dhe Beshiktashi fitoi me rezultatin 2-1. E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

të fundit

Zjarret në vendin tonë, 13 vatra janë aktive, ja ku paraqitet situata më problematike

Ministria e Mbrojtjes, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 vatra zjarri, nga të cilat 22…

1 minute ago

Reagimi i Mourinhos pas analizës kritike të legjendës së Real Madridit

Real Madridi e nisi aventurën në Ligën e Kampionëve me një fitore 2-1 ndaj Interit, por jo të gjithë tifozët…

5 minutes ago

Skënder Hita Takim në Korçë: Policia të jetë e hapur ndaj qytetarëve dhe uniforma të mbajë dinjitet

Komunikimi me qytetarët dhe mënyra se si Policia përfaqëson uniformën kanë qenë në fokus të takimit të zhvilluar sot në…

8 minutes ago

Shkupi nis sot dezinsektimin tokësor kundër larvave të mushkonjave

Bashkia e Shkupit sot do të kryejë dezinsektim tokësor kundër larvave të mushkonjave në disa sipërfaqe ujore në territorin e…

10 minutes ago

A do të përfundojë sot konstituimi i Kuvendit?

Seanca e sotme është vazhdim i seancës së nisur më 6 gusht. Ajo ishte ndërprerë dy herë me kërkesën e…

10 minutes ago

Brenda 24 orëve, prokuroritë në Kosovë ngritën 35 aktakuza për 58 persona

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se, gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore në Kosovë kanë ngritur gjithsej 35 aktakuza…

11 minutes ago