E gjithë Italia i përulet Gigio Donnarummas. Ishte pikërisht gardiani 22-vjeçar heroi i triumfit të Italisë në Euro 2020 jo vetëm për 2 penalltitë që priti në finale, por atë çfarë tregoi në tërësi në Euro 2020. Donnarumma ishte shtylla kurrizore e një Italie që e nisi me marshin e 5-të Europianin por më pas në sfidat me eliminim direkt kur gjërat u bënë më të vështira kishte nevojë për pritjet e Donnarummas siç ndodhi ndaj Austrisë e Belgjikës por në ruletën ruse të penalltive në sfidat ndaj Spanjës dhe Anglisë për të ngritur lart për herë të dytë në histori trofeun e një Europiani. Me meritë në përfundim të finales së Wembley-t Donnarumma u përzgjodh nga UEFA si lojtari më i mirë i turneut me presidentin Aleksander Ceferin që i dorëzoi çmimin.
Me vetëm 22 vite e 136 ditë mbi shpinë, ish-portieri i Milanit u bë portieri i tretë më i ri në moshë që luan një finale mes kampionateve Botërorë dhe atyre Europianë teksa renditet pas Jose Angel Iribar që luajti me Spanjën në Euro 1964 dhe Juan Botasso i cili u aktivizua me Argjentinën në Botërorin e 1930-ës. “ Goli pas vetëm 2 minutash lojë mund të na kishte vrarë, por ne jemi një skuadër që nuk dorëzohemi kurrë dhe jemi të vëmendshëm në çdo top. Nuk ishte e lehtë, jemi treguar spektakolarë, ishim thjeshtë fantastikë”, fjalë këto të Gigio Donnarummas në fund të sfidës. Në këtë Europian mori një çmim edhe Cristiano Ronaldo që me 5 golat dhe 1 asist të realizuar në 4 ndeshjet e vetme që luajti Portugalia u shpall golashënuesi më i mirë i turneut.
Këtë të enjte, kreu demokrat Sali Berisha, deklaroi se nuk ka hajdute më të madhe se zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe…
Superylli botëror Rihanna ka emocionuar fansat në mbarë botën me lajmin e bukur se është bërë nënë për herë të…
Yll Limani festoi 31-vjetorin e tij me një surprizë të veçantë, të përgatitur nga njerëzit më të afërt dhe miqtë…
Arbana Osmani po rikthehet me sezonin e dytë të podcast-it të saj të njohur, “Mirëmbrëma yje”. I ftuari i parë…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO) dhe BE-së që të marrë…
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në…