kosovë

Kurti udhëton për në Shtetet e Bashkuara për “takime dypalëshe me liderë”

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), njoftoi zyra e tij të enjten.

Kurti do të zhvillojë “takime dypalëshe me liderë në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Të lidhura

None found

Kryeministria nuk tregoi se kush janë liderët me të cilët do të mbajë takime dypalëshe Kurti.

Ajo tha se “përmes pjesëmarrjes në javën e nivelit të lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Kosova ofron për investitorë të huaj”.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Kurti gjithashtu do të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës, sipas njoftimit.

Udhëtim i Kurtit në Nju Jork vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje në fillim të këtij muaji.

Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.
Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga Kurti kanë “rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.

Kurti tha më vonë se Qeveria në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me SHBA-në, por nguli këmbë se raportet mes dy vendeve nuk janë prishur.

Ai tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara “shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë”.

Ndërkohë, në Nju Jork këtë javë ndodhet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka zhvilluar disa takime deri tani.
Të mërkurën, Osmani u takua me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, me të cilin tha se pati bisedë “përmbajtësore”.

Ajo i vijoi takimet me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, të cilës ia përsëriti kërkesën e Kosovës për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.

të fundit

Ndryshoi pamjen me operacion plastik për t’iu shmangur policisë, arrestohet në Turqi i kërkuari me 101 dosje penale

Një person i shpallur në kërkim në Turqi, ndaj të cilit rëndonin 101 dosje për vjedhje dhe mashtrim, është arrestuar…

14 seconds ago

Aulon Kalaja për filmimet e përmendura nga Majko: Në pamjet që i kanë shërbimet turke, ka drejtues të lartë të PS-së

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi në emisionin “Prime News24” deklaratën e raportuar të Pandeli…

1 minute ago

Qori: Rama is doing everything to protect Balluku; justice authorities should do more about the villas linked to her every week

Kryetari i Lëvizjes Bashkë Arlind Qori, i ftuar në emisionin Minuta e parë, komentoi deklaratat e Ramës për Ballukun në…

9 minutes ago

Gjakova Hospital: Gunshot victim is out of danger

Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e sotme Gjakovën, ku pas një rasti që dyshohet se lidhet me një…

9 minutes ago

Kadriu on the Hague cases in Macedonia: Trajanov’s initiative is unfounded, the matter has been adjudicated

Gjykatësi kushtetues Osman Kadriu ka bërë të ditur se në muajin dhjetor i përfundon mandati në Gjykatën Kushtetuese. Këtë e…

9 minutes ago

Ahmeti: Early elections are the only way forward

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se e vetmja zgjidhje është shkuarje në zgjedhje të parakohshme parlamentare.Ai tha se edhe…

9 minutes ago