sport

U shënuan 8 gola, por Interi dhe Juventusi bëjnë paqe

Në “Giuseppe Meazza” pritej spektakël dhe ashtu ndodhi. Interi dhe Juventusi shënuan tetë gola në 90 minuta të luftuara dhe një ndeshje që dukej se nuk luhej në Serie A. Rezultati final në tabelë shënon 4-4, teksa sfida është historike pasi nuk ndodh shpesh që në përballjet mes tyre të shënohen kaq gola.

Sfida u hap pas 15 minutash me penalltinë e kthyer në gol nga Zielinski, kjo pas një pakujdesie të Danilos. Pas golit të pësuar Juventus u hodh në sulm dhe përmbysi ndeshjen për 2-1 me golat e bukur të Vlahovic dhe Ueah.

Të lidhura

None found

Inter nuk u pajtua me përmbysjen dhe u kundërpërgjigj me të njëjtën monedhë. Mhhitaryan në të 35 dhe Zielinski sërish me penallti shënuan për rezultatin 3-2 në pjesën e parë.

Fraksioni i dytë nisi me golin e katërt të Interit me autor Dumfries. Lëvizjet në stol bënë që Motta të hidhte në fushë Yildiz në vend të Ueah dhe turku i Juves shënoi dy gola në minutat 71 dhe 82 për rezultatin 4-4 dhe një ndeshje që ishte spektakolare dhe me shumë raste, ku vlen të përmendet forma e mirë e portietit të “Zonjës”, Di Gregorio.

Derbi i 239 mes dy skuadrave në histori mbyllet 4-4, ndërsa është Juve që kryeson me statistika. Juventusi ka 109 fitore, kundrejt 70 të Interit, ndërkohë që 60 sfida janë mbyllur në barazim. Fitorja e fundit e Juves në “Meazza” daton në 19 mars 2023 me rezultatin 0-1 për Serie A. Inter mban vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Juve me 17 pikë vendin e tretë.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago