sport

U lirua me kusht nga burgu, Dani Alves po planifikon rikthimin befasues në futbollin profesionist

Ish-legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, raportohet se është duke planifikuar një rikthim befasues në futbollin profesionist, përkundër dënimit të tij për dhunim.

40-vjeçari ishte dënuar me katër vite e gjysmë burgim në muajin shkurt, pasi u shpall fajtor për dhunimin e një gruaje në një klub nate në Spanjë në 2022.

Të lidhura

None found

Alves gjithashtu u detyrua që të paguajë 150 mijë euro si kompensim tek viktima, pasi u shpall fajtor nga një gjykatë në Spanjë.

Sidoqoftë, Alves ka kaluar vetëm katër javë brenda katër mureve, pasi ai ka paguar 850 mijë euro për t’u liruar me kusht nga burgu.

Ai po shpreson që pas një apeli të rikthej imazhin e tij publik, sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle El Pais.

Është pretenduar gjithashtu se ish-reprezentuesi brazilian ka për qëllim që të rikthehet në futbollin profesionist, në rast se apeli i tij del të jetë i suksesshëm.

Gazetari spanjoll Jesus Garcia Bueno, ka raportuar se Alves nuk pret që të rikthehet në fushë si një lojtar, por mund të kërkojë një rol në stafin teknik.

Alves ka luajtur 247 ndeshje për Barcelonën nga 2008 deri në 2016, dhe është njëri ndër lojtarët më të dekoruar në histori të futbollit, pasi ka fituar gjashtë tituj të La Ligas dhe tri herë Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në ‘Camp Nou’. /Telegrafi/

Tags: Dani Alves

të fundit

Dy festa në vend të një dasme: Ndarja e familjarëve nga miqtë – zgjidhje moderne apo recetë për zhgënjime?

Një ide që premton më shumë argëtim, por mund të mos u pëlqejë të gjithëveDasmat kanë qenë gjithmonë një ndërthurje…

5 minutes ago

BE përshpejton procesin e zgjerimit: hapen dy kapituj të reja negociatash për Ukrainën dhe Moldavinë

Bashkimi Evropian do të hapë zyrtarisht kapituj të rinj negociatash me Ukrainën nesër, një hap i domosdoshëm përpara se vendi…

6 minutes ago

Volkswagen godet rëndë në Kinë, ndërsa Evropia rigjallërohet për automjetet elektrike

Volkswagen Group ka regjistruar një rënie prej 9% të shitjeve globale gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke…

8 minutes ago

Gjilani në zi: Tri vrasje familjare, babai 53-vjeçar dyshohet se i ka marrë jetën djalit 29-vjeçar

Tri raste të rënda të vrasjeve brenda familjes në periudhën e fundit kanë tronditur Gjilanin. Derisa të premten dy persona…

9 minutes ago

Çipi Maia 300 i Microsoftit për inteligjencën artificiale synon përdorim të gjerë që nga viti 2027

Microsoft prezantoi të hënën përshpejtuesin e saj të gjeneratës së tretë për inteligjencën artificiale, Maia, duke bërë të ditur planet…

9 minutes ago

Dy senatorë amerikanë mbërrijnë në Kosovë – Ambasada shpërndan pamje nga takimet me Kurtin dhe presidenten

Ambasada e SHBA-së u uroi mirëseardhjen në Kosovë senatorëve Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin pasditen e sotme. Të shoqëruar nga…

16 minutes ago