Përfaqësuesja e Tunizisë ka vendosur ta emërojë Herve Renard në krye të skuadrës për pjesën e mbetur të Kupës së Botës, pasi Sabri Lamouchi u shkarkua. Ky ndryshim erdhi pasi Lamouchi e drejtoi ekipin para nisjes së turneut dhe në sfidën e parë ndaj Suedisë, në vijim të një situate të trazuar në dhomën e zhveshjes.
Federata Tuniziane e Futbollit e bëri zyrtare largimin e Lamouchit të hënën në mbrëmje. Ky është rasti i parë në historinë e Kupës së Botës kur një kombëtare largon trajnerin pas vetëm një takimi të zhvilluar në turne.
None found
Tekniku 54-vjeçar e pësoi pas disfatës së thellë 5-1 kundër Suedisë të dielën, por edhe për shkak të tensioneve që prej ardhjes së tij kishin lindur me federatën dhe me disa futbollistë.
Renard pritet të mbërrijë këtë pasdite në Meksikë, aty ku ndodhet aktualisht ekipi kombëtar i Tunizisë, ndërsa në mbrëmje do të udhëheqë stërvitjen e tij të parë me skuadrën në Monterrey.
Ëahbi Khazri, ish-mesfushor i Ligue 1 dhe njëherësh ish-reprezentues tunizian, i cili ka qenë pjesë e stafit të Lamouchit si asistent, do të vazhdojë të jetë në ekipin teknik edhe nën drejtimin e Renard.
Për trajnerin francez, kjo do të jetë hera e tretë që merr pjesë në Kupën e Botës me një përfaqësuese të tretë të ndryshme. Në vitin 2018 ai drejtoi Marokun, me të cilin arriti një barazim dhe pësoi dy humbje në fazën e grupeve.
Në edicionin e vitit 2022, ai ishte në pankinën e Arabisë Saudite, që befasoi duke mposhtur Argjentinën e Lionel Messit në ndeshjen hapëse, por dy humbjet që pasuan bënë që skuadra të mos e kalonte grupin.
Renard ka qenë gjithashtu në krye të ekipit francez të femrave në Kupën e Botës për Femra 2023, ku Franca u ndal në çerekfinale nga Australia.
Rolando Maran, Ernest Muçi dhe SylvinhoTashmë jo vetëm te Trabzonspor, por edhe te Kombëtarja, Ernest Muçi po jep “sinjale” të…
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka konfirmuar se ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas incidentit me…
Aktori i njohur i filmit “Spider-Man”, Tom Holland, dhe bashkëshortja e tij, aktorja Zendaya, kanë blerë një rezidencë luksoze në…
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një takim të veçantë në Manila me 97-vjeçaren Imelda Marcos, ish-zonjën e parë të…
Oficerët e lartë të Policisë në Skoci kanë kërkuar kufizimin ose ndalimin e shitjes së biçikletave dhe skuterëve elektrikë, pas…
Një ngjarje tronditëse e ndodhur në Francë në vitin 1987 ka marrë një tjetër zhvillim pas afro katër dekadash. [...]Read…