Pas suksesit 2-0 ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, la të kuptohet se Jude Bellingham mund të marrë në të ardhmen përgjegjësinë e kapitenit të përhershëm të “Tre Luanëve”.
None found
Mesfushori i Real Madridit veshi shiritin në minutën e 71-të, pasi hyri në lojë në vend të Harry Kane. I njëjti skenar ishte përsëritur edhe në fund të ndeshjes së humbur kundër Spanjës, kur Kane ia dorëzoi shiritin Bellinghamit.
“Nëse je kapiten në fund të këtyre ndeshjeve, atëherë sigurisht që mund të jesh kapiteni i përhershëm”, tha Tuchel.
Tekniku gjerman tregoi se kishte biseduar me Bellinghamin rreth rolit të tij në skuadër dhe theksoi se 23-vjeçari është i gatshëm të ndihmojë ekipin edhe kur e nis ndeshjen nga stoli.
“Mendoj se ai e pëlqen të jetë me ne për momentin, të paktën kështu e ndiej. Sot patëm një bisedë të shkurtër për rolin e tij. Të dy e kishim atë ndjesinë se donim të vazhdonim dhe të nisnim përsëri, por më pas të dy menduam se ndoshta 30 minuta ishin të mjaftueshme për sot”, u shpreh trajneri.
Tuchel sqaroi se futbollisti nuk kishte luajtur me një ngarkesë të tillë ndeshjesh gjatë këtij sezoni, ndaj stafi teknik nuk dëshironte të rrezikonte aktivizimin e tij për më shumë minuta.
“Ai e ka bërë këtë më parë, por jo gjatë këtij sezoni, ndaj nuk donim të ishim të parët që do ta provonim. Megjithatë, edhe në këtë paraqitje të shkurtër mund ta shihni se ai është i sigurt në vete dhe i lumtur që të ndihmojë ekipin edhe nga banka”, shtoi Tuchel.
“Pra, po, është një shpërblim t’i japësh shiritin e kapitenit. Është diçka e mirë”, përfundoi trajneri i Anglisë.
Megjithatë, Tuchel zbuloi se Bellingham pati edhe një shqetësim fizik në minutat e fundit të takimit. Ai shpreson që problemi të mos jetë serioz dhe që mesfushori të jetë në dispozicion për përballjen e radhës ndaj Kroacisë.
“Ai pati një shqetësim të vogël në fund të ndeshjes. Shpresojmë që të mos jetë asgjë serioze dhe që të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Kroacisë”, deklaroi Tuchel.
Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka reaguar ndaj kërkesave të fundit të PDK-së lidhur me mbështetjen për zgjedhjen e presidentit…
Pas disa vitesh pritjeje, më në fund janë prezantuar planet për prishjen e njërit prej stadiumeve më legjendare në Evropë,…
Raphinha është tërhequr nga skuadra e Brazilit dhe nuk do të udhëtojë për miqësoren e kësaj të shtune kundër Indisë…
Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari po përpiqet të bashkojë përfaqësuesit e partive parlamentare mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Takimi do…
Kombëtarja U21 e Kosovës ka zhvilluar të martën stërvitjen e fundit para ndeshjes së radhës kualifikuese ndaj Qipros U21, në…
Një avion i kompanisë FlyDubai, që udhëtonte nga Dubai drejt Tel Avivit, ka devijuar emergjentisht drejt Arabisë Saudite pas një…