Thomas Tuchel pritet të bëjë një zgjedhje të pazakontë te Anglia për çerekfinalen e Kupës së Botës ndaj Norvegjisë, duke e hedhur Ezri Konsan nga minuta e parë në rolin e mbrojtësit të djathtë.
None found
Krahu i djathtë i prapavijës është shndërruar në një shqetësim për “Tre Luanët” pas dëmtimit muskulor në kofshë që pësoi Reece James në fazën e grupeve. Pas atij momenti, në atë pozicion janë testuar Djed Spence, Jarell Quansah dhe vetë Konsa në tri ndeshjet e fundit.
Mes këtyre alternativave, vetëm Spence është mbrojtës i djathtë i mirëfilltë. Ai nisi si titullar në triumfin 2-1 kundër Republikës Demokratike të Kongos në 1/8 e finales, por paraqitja e tij në Atlanta rezultoi e vështirë.
Më pas, në fitoren 3-2 përballë Meksikës, vendin e tij e mori Jarell Quansah i Bayer Leverkusenit, por ai u ndëshkua me karton të kuq direkt në fillim të pjesës së dytë. FIFA ia shtoi më vonë pezullimin në dy ndeshje, ndaj ai do të mungojë edhe në gjysmëfinale nëse Anglia arrin të kalojë Norvegjinë.
Pikërisht për këtë arsye, në minutat e fundit të përballjes me Meksikën, Konsa u spostua në krahun e djathtë, teksa Anglia po ruante avantazhin.
Sipas gazetarit të njohur të The Athletic, David Ornstein, Tuchel tashmë e ka marrë vendimin që t’ia besojë Konsas këtë detyrë që nga fillimi i çerekfinales.
Po i njëjti raport thekson se John Stones e ka lënë pas dëmtimin dhe pritet të kthehet në qendër të mbrojtjes, ku do të luajë përkrah Marc Guehit.
Edhe në repartin sulmues pritet një ndryshim, pasi Noni Madueke parashikohet të zërë vendin e shokut të tij te Arsenali, Bukayo Saka, në krahun e djathtë të ofensivës.
Ndërkohë, ka zhvillime pozitive edhe për Declan Rice, i cili është rikuperuar nga problemet me stomakun dhe është gati të jetë titullar.
George dhe Amal Clooney duket se po e shijojnë më shumë se kurrë jetën e tyre në çift. Bashkëshortët u…
Policia e Elbasanit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur në orët e para të datës 5 nëntor…
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë. Siç…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, është dekoruar me dy mirënjohje nga Garda Kombëtare e…
Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër veprimtari të dyshuar kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, në…
Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ky i fundit ka publikuar sërish tavolinën prej guri të…