Pak para vendimit që doli përcaktues për kalimin e Anglisë më tej, kamerat filmuan Thomas Tuchelin teksa i fliste me shumë zemërim njërit prej futbollistëve të tij.
Anglia zbriti në stadiumin e Atlantës me statusin e favorites absolute për të prerë biletën drejt fazës së 1/8 së finales në Kupën e Botës 2026, aty ku u ndesh me Republikën Demokratike të Kongos në sfidën e parë me eliminim direkt.
None found
Gjithsesi, nisja e takimit ishte tronditëse për anglezët, pasi Brian Cipenga realizoi për përfaqësuesen afrikane që në minutën e shtatë.
Gjatë gjithë përballjes, ekipi i drejtuar nga Tuchel prodhoi raste të shumta, por Lionel Mpasi ishte në një mbrëmje të shkëlqyer dhe me pritjet e tij e mbajti Kongon në avantazh për një pjesë të madhe të lojës.
Ashtu siç ka ndodhur shpesh këtë verë, kur Anglisë i nevojitej më shumë një zgjidhje, përgjegjësinë e mori Harry Kane. Kapiteni shënoi në minutën 75 dhe 86, duke vulosur suksesin 2-1 të skuadrës së tij.
Megjithatë, kthesa e ndeshjes nuk erdhi vetëm nga dopieta e Kane. Pak çaste përpara golit të barazimit, Tuchel ndërhyri me një lëvizje që mund të ketë mbajtur gjallë synimin e Anglisë në këtë Botëror.
Menjëherë pas minutës së 60-të, trajneri gjerman u kap nga kamerat duke i bërtitur i irrituar mbrojtësit Djed Spence, i cili po luante në krahun e djathtë të mbrojtjes për shkak të mungesave të Reece James dhe Jarell Quansah.
Spence po kalonte një ndeshje të vështirë dhe vetëm 10 minuta pas reagimit të ashpër të Tuchelit, ai u zëvendësua nga Eberechi Eze i Arsenalit.
Për t’i dhënë ekipit më shumë peshë në sulm, Tuchel e spostoi Declan Rice në të djathtë të mbrojtjes, ndërsa Eze u afrua në repartin ofensiv. Vetëm katër minuta pas këtij ndryshimi, Harry Kane gjeti golin e barazimit.
Më vonë, sulmuesi anglez realizoi edhe golin e dytë personal, që solli fitoren. Edhe pse Eze nuk pati përfshirje të drejtpërdrejtë në asnjërin prej golave, energjia dhe ndikimi i tij në fushë u vlerësuan si elementë të rëndësishëm në rikthimin e Anglisë.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër, më 28 nëntor, do të zhvillojë disa aktivitete me rastin e Ditës…
Ambasadorja e emëruar e Kosovës në Austri, Albulena Blakaj Gashi, ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në Ministrinë Federale për…
Banorët e Shkupit nga muaji i ardhshëm do të paguajnë fatura më të larta për ngrohjen qendrore. Komisioni Rregullator për…
Sot në Gjykatën Kushtetuese u mbajt një seancë ku u shfuqizuan Marrëveshja Kolektive për Kulturën dhe Neni 78-lj i Ligjit…
Kreu i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, akuzon Likud-in për zvarritje të qëllimshme të negociatave për formimin e qeverisë së re…
Ish-deputeti Ervin Salianji, ka vizituar Prekazin në Kosovë, ku ka bërë homazhe në nderim të familjes legjendare Jashari. Në këtë…