Categories: sport

Trump mbron Infantinon: Pa të në krye, Kupa e Botës nuk do të arrijë më të njëjtin sukses

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka dalë në mbështetje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke e cilësuar si “gabim të tmerrshëm” çdo përpjekje për ta zëvendësuar. Pozita e Infantinos është lëkundur pas dështimit të planit për t’u shitur investitorëve privatë një pjesë e aksioneve të lidhura me Kupën e Botës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Truth Social, Trump argumentoi se largimi i kreut të FIFA-s do të kishte kosto të lartë. “FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse do të merrte në konsideratë një zëvendësim për Presidentin Gianni Infantino për çfarëdo arsye”, shkroi ai.

Të lidhura

None found

Sipas Trump, Infantino ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka drejtuar Kupën e Botës më të suksesshme të zhvilluar ndonjëherë, katër herë më të suksesshme se çdo edicion i mëparshëm. “Nëse ai largohet, gara nuk do të jetë më kurrë aq e suksesshme apo fitimprurëse!”, deklaroi presidenti amerikan.

Njëkohësisht, UEFA dhe dy konfederata të tjera kanë nisur diskutimet për mënyrën e organizimit të garave të tyre, si reagim ndaj nismave të presidentit të FIFA-s. UEFA, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) dhe CONCACAF, që administron futbollin në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Karaibe, e kanë akuzuar Infantinon për “mashtrim”.

Burime të disponueshme bëjnë të ditur se këto organizata duan t’i ofrojnë mundësinë Infantinos që të japë dorëheqjen dhe të largohet me nder nga posti, pa paraqitur një kandidaturë të re në mars të vitit të ardhshëm. Synimi është shmangia e një përshkallëzimi të mëtejshëm të krizës. UEFA së fundmi ka kërcënuar edhe me bojkotimin e garave të FIFA-s.

Debati u ndez pas propozimit të Infantinos për krijimin e FIFA Forëard Enterprise (FFE), një kompani që do të administronte aspektet tregtare dhe operacionale të turneve të FIFA-s. Pjesë e këtij projekti ishte edhe shitja e rreth 20 përqind të aksioneve te investitorët privatë.

Infantino kërkoi falje për këtë plan, por kjo nuk e ndali reagimin e drejtuesve të UEFA-s, AFC-së dhe CONCACAF-it. Ata nënshkruan një letër të hapur, ku i kërkuan FIFA-s të zhvillojë një hetim të pavarur për projektin, ndonëse emri i Infantinos nuk përmendej drejtpërdrejt në dokument.

“Menaxhimi i futbollit nuk është pronë private. Nuk ka të bëjë me zotërimin ose kërkimin e pushtetit. Është detyrë për t’i shërbyer familjes së futbollit që i ka besuar. Kur ky besim tradhtohet nga mashtrimi, kur një individ e vendos veten mbi kolektivin që i ka dhënë autoritet, kjo detyrë braktiset”, thuhet në letër.

të fundit

Tahiraj accuses PDK of hypocrisy over Special Court: you are playing power games

Veprimtari Saim Tahiraj ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës lidhur me qëndrimet e saj për Gjykatën Speciale, duke e akuzuar…

3 minutes ago

Responsibility for The Hague: former soldier Hafir Hoxha demands accountability from institutions

Ish-ushtaraku Hafir Hoxha ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, duke ngritur pikëpyetje për përgjegjësinë…

4 minutes ago

MINTI launches ‘Gift Made in Kosova’ campaign to promote local products

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…

4 minutes ago

Protest outside the Ministry of Education/ police form security cordon, prevent road blockage

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

4 minutes ago

VIDEO/ Driblim elegant dhe përfundim vrastar: sulmuesi i Shqipërisë shpërthen në Turqi

Goli i Taulant SeferitNdërsa po luhet pjesa e dytë e ndeshjes Kayserispor – Sariyer, 3-0, e vlefshme për javën e…

8 minutes ago

Man City ngec ndaj Fulhamit dhe shkon katër ndeshje pa fitore

Manchester City është ndalur me barazim 1-1 ndaj Fulhami në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Ligën Premier.Ekipi…

8 minutes ago