Lillestrom është përfshirë nga zhvillime të papritura në prag të përballjes evropiane me Egnatian, pasi Stian Thomassen raportohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të klubit norvegjez.
None found
Përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e klubit, Lillestrom bëri të ditur se Thomassen ia ka komunikuar vendimin bordit. Largimi i tij lidhet me mosmarrëveshjet për zgjedhjet strategjike dhe prioritetet e klubit.
Kjo situatë vjen përpara ndeshjes së “play off”-it të Europa League, ku Lillestrom do të përballet me Egnatian të enjten, duke nisur nga ora 19:00. Momenti i vështirë që po kalon skuadra ka ndikuar që drejtuesi kryesor i klubit të ndërmarrë këtë hap drastik.
Për Egnatian, trazirat te kundërshtari mund të përbëjnë një mundësi shtesë për ta goditur rivalin në një periudhë krize dhe rezultatesh negative. Lillestrom barazoi 1-1 në takimin e fundit kundër KFUM Oslo, ndërsa tri ndeshjet paraardhëse i humbi, duke pësuar 8 gola dhe shënuar vetëm një.
Një 55-vjeçare nga New Jersey në SHBA humbi kontrollin e automjetit pasi një insekt u fut brenda makinës së saj,…
Policia e Tiranës dhe efektivët e Komisariatit nr. 5, kanë arrestuar një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë…
LSDM ka dalë me akuza ndaj Hristijan Mickoskit dhe Sasho Klekovskit pas organizimit të kinemasë në ambient të hapur në…
Nga BDI thonë se ndërtimi në rrugën “Qemal Sejfulla”, i denoncuar publikisht vitin e kaluar si ndërtim pa leje në…
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrur për sot në ora 09:00 një takim me…
Është arrestuar në Fier, në një postbllok të ngritur në Levan, 29-vjeçari Sokrat Vata, i dyshuar si autori i vrasjes…