Egnatia zbret sonte në fushë për ndeshjen e dytë të “play off”-it të Europa League, ku do të përballet me Lillestrom. Takimi do të zhvillohet në “Arasen Stadion” dhe do të nisë në orën 19:00.
None found
Pak përpara kësaj sfide të rëndësishme, e cila lidhet me synimin e madh të rrogozhinasve për të siguruar një vend në grupet e turneut evropian, tre titullarë të ekipit u janë drejtuar tifozëve me mesazhe të veçanta. Kapiteni Albano Aleksi, Eljon Sota dhe Eneo Bitri kanë kërkuar mbështetje të fortë për Egnatian në këtë mbrëmje historike.
Albano Aleksi: “Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ekipin dhe për futbollin shqiptar. Ne nuk luajmë vetëm për veten, por për gjithë Shqipërinë, ndaj shpresojmë që tifozët tanë dhe mbështetësit e skuadrave të tjera të jenë sa më të shumtë në numër. Pas kaq shumë vitesh, synojmë të japim maksimumin dhe të arrijmë në grupet e Europa League.”
Eljon Sota: “I ftojmë të gjithë tifozët shqiptarë të na mbështesin, pasi kjo është një natë e madhe për ne dhe për futbollin shqiptar. Së bashku besojmë se mund të marrim një rezultat pozitiv.”
Eneo Bitri: “Ju presim në stadium për një mbështetje sa më të zjarrtë. Na jepni forcë që t’ia dalim. Forca Egnatia!”
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…
Protesta e së shtunës në Tiranë, nisi ndryshe nga tubimet që kanë mbushur rrugët e kryeqytetit që prej fundit të…
Trajneri i Milanit, Ruben Amorim, është shprehur i lumtur pas fitores ndaj Interit në derbin e parë të Milanos për…
nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…