Trepça do të luajë sot në orën 18:30 kundër Splitit të Kroacisë në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Takimi i përket xhiros së gjashtë të Grupit A në FIBA Europe Cup.
Pas dy humbjeve radhazi në fazën e grupeve, kampionia e Kosovës në basketboll kërkon t’u kthehet fitoreve.
None found
Me 9 pikë, Trepça mban vendin e katërt në tabelë. Spliti është i dyti me një pikë më shumë, po aq sa Promitheas i Greqisë, që renditet i treti.
Ekipi kosovar mbetet në garë për vendin e dytë, që siguron kalimin në fazën tjetër. Për këtë arsye, synon ta fitojë përballjen me Splitin dhe pret mbështetje të madhe nga tribunat.
Trepça e ka mundur më parë Splitin në Kroaci. Një tjetër fitore ndaj skuadrës së njohur kroate do të kishte rëndësi të madhe për mitrovicasit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), renditet i pari në Evropë për rritjen e trafikut të pasagjerëve në kategorinë e aeroporteve…
Skuadra e Sunderlandit do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka në ndeshjen kampionale të këtij vikendi kundër Aston Villas, kanë…
Ka përfunduar intervistimi i menaxheres së rastit të Arlinda Zekajt në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, Toske Gega, para…
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike ka lëshuar një alarm moti për sot duke paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe erëra të…
Nënkampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi i Prizrenit po synon fitoren e dytë në fazën e grupeve të FIBA Europe…
Një studim sugjeron se këngët e të njëjtit zhanër ose të së njëjtës periudhë mund të sjellin ndër mend përvoja…