sport

Trajneri sqaron çështjen e aktivizimit: Kjo është Premier League, të tregojë se është më i mirë

Armando Broja e nisi sërish nga stoli ndeshjen e sotme. Si për ironi të fatit, Munizi ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e fundit, duke e bërë të vështirë që sulmuesi shqiptar të marrë një vend titullari. I pyetur në lidhje me Brojën, Marco Silva ka thënë në konferencë për shtyp se ka folur me të mbi çështjen e aktivizimit. Trajneri i Fulham-it është shprehur se Broja është një lojtar që e kërkuan edhe në verë, por duke qenë se iu bashkua rishtazi skuadrës, i duhet të punojë fort për të treguar se e meriton vendin e titullarit.

“Fola dje me të për këtë situatë. Kjo është Premier League-a. Është e rëndësishme ta kemi me ne. Është një lojtar që ne e kërkuam edhe në verën e fundit gjithashtu. Ai e di ç’do të thotë të jesh në Premier League, që do të ketë konkurencë për vendin. Ai erdhi vetëm javën e fundit dhe kundër Burnley-t, një tjetër sulmues shënoi një gol të rëndësishëm dhe pati një ndikim në atë ndeshje. Nëse Rodrigo do të ketë një tjetër javë të mirë dhe Armando do të ketë një javë të mirë, atëherë është e përkryer për ne. Futbollistët nuk janë budallenj. Ata mund t’i kuptojnë vendimet dhe një mënyrë për të zgjidhur situatën është të punosh fort dhe të tregosh që je më i mirë se të tjerët që po luajnë”, ka deklaruar Marco Silva. /Sport Ekspres/

të fundit

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku në një moment është përmendur…

36 minutes ago

HOROSKOPI I SË SHTUNËS/ Parashikohen konflikte të vogla në dashuri, do të jeni të dyzuar mes…

DASHI Pas javësh pritjeje ose pengesash të vogla, dëshira për të ndërmarrë veprime dhe për të vërtetuar vlerën tuaj kthehet.…

1 hour ago

Tjetër skandal në Bashkinë e Matit, shembet rruga 8 muaj pas inagurimit

Një tjetër skandal është regjistruar në Bashkinë e Matit këtë të premte. Rruga Derjan-Macukull, e cila u inaguruar 8 muaj…

2 hours ago

Defekt në furnizimin me energji në Dobraç, një pjesë e Shkodrës mbetet pa ujë

Prej disa orësh, një pjesë e qytetit të Shkodrës po përballet me mungesë të ujit të pijshëm, situatë që ka…

2 hours ago

Rama propozon mbylljen e RTSH-së, AGSH kundër: Është e papranueshme që dështimi t’i faturohet vetëm institucionit…

Sipas AGSH, opsionet si mbyllja apo privatizimi i një transmetuesi publik janë masa ekstreme që do të dëmtonin rëndë pluralizmin…

3 hours ago

“Stafi i klinikës më ndaloi…”/ Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar

Eliona Pitarka ka reaguar publikisht pas deklaratës së mjekut ku ajo viziton vajzat, i cili u shpreh se nuk ka…

3 hours ago