sport

Trajneri i Southampton e vlerëson Brojën

Southampton do të udhëtojë këtë fundjavë drejt “Elland Road” për t’u përballur me Leeds United, një kundërshtar të cilin Armando Broja nuk do ta harrojë, pasi pikërisht ndaj tyre shënoi golin e parë në Premier League, në tetorin e vitit të kaluar.

Sulmuesi 20-vjeçar shqiptar është stërvitur rregullisht me skuadrën e Southampton gjatë këtyre ditëve dhe pritet të jetë titullar në përballjen e të shtunës ndaj Leeds, ndërsa trajneri Ralph Hasenhuttl ka analizuar rritjen e Brojës, që nga ditët e para te “shenjtorët”.

Të lidhura

None found

“Mendoj se ndryshimi më i madh te Broja, është se ai ka kuptuar çfarë e bën të suksesshëm. Për të qenë një lojtar i madh, nuk mund të rrish në fushë e të presësh ato 2-3 raste për të shënuar, por duhet të jesh aktiv, të marrësh pjesë në lojë, të krijosh hapësira për të tjerët, të ndihmosh në fazën defensive, etj., pasi kështu vijnë edhe golat.

Mendoj se kjo është gjëja që Broja e ka kuptuar më së miri gjatë këtyre muajve dhe është rritur ndjeshëm. Në ndeshjet e fundit ai nuk ka shënuar, por ka qenë gjithmonë një pikë referimi për skuadrën dhe ka luajtur vërtetë mirë, duke marrë pjesë në lojë në mënyrë aktive. Në futboll duhet të mësosh çdo ditë dhe të përmirësohesh vazhdimisht, deri ditën që të tërhiqesh, gjë që Broja tashmë e ka të qartë. Shpresoj të vazhdojë kështu dhe të rritet edhe më shumë”, u shpreh Hasenhuttl/SS/.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

7 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

7 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

7 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

7 hours ago