Pak para përballjes Shamrock Rovers–Egnatia, e vlefshme për raundin e 3-të të Europa League, trajneri i skuadrës irlandeze, Stephen Bradley, ka dalë para mediave.
None found
Bradley e cilësoi ekipin rrogozhinas si kundërshtarin më të fortë me të cilin Shamrock është përballur deri tani në Evropë, duke vënë veçanërisht në dukje forcën e tij në sulm.
Sipas trajnerit irlandez, Egnatia përdor një skemë të ngjashme me atë të Shamrock Rovers dhe ka një qasje të qartë ofensiv. Ai kujtoi se skuadra shqiptare ka realizuar gjashtë gola në raundin e parë kualifikues të Champions League, ndërsa në dy ndeshjet e raundit të dytë kundër Celjes ka shënuar pesë gola.
“Nga tri ekipet me të cilat jemi përballur deri tani në Evropë, Egnatia më duket më e mira. Është një skuadër shumë e rrezikshme dhe tepër sulmuese. Kam komunikuar me Leon Pohls, i cili luan atje, dhe vlerësimi i tij përputhet me atë që kemi konstatuar edhe ne. Egnatia është një ekip shumë i mirë”, u shpreh Bradley.
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…
Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…
Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…
Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…