sport

Trajneri i Kroacisë, Dalic: Ne u copëtuam, u shtypëm dhe u thyem

Kroacia barazoi 2-2 në Hamburg me Shqipërinë në xhiron e dytë të Grupit B të Kampionatit Evropian.

Shqipëria kaluan në epërsi në minutën e 11-të me golin e Qazim Laçit, ndërsa kroatët barazuan rezultatin me anë Kramaric në të 74-ën dhe autogolin e Klaus Gjasulës dy minuta më vonë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, Gjasula përmirësoi gabimin e tij në minutën e pestë të kohës shtesë, ndërsa Zlatko Dalic e pranoi se Shqipëria ishte më e mirë.

“Ky është një turne në të cilin është e rëndësishme të kalosh grupin, përshtypja që do të jetë nuk është aq e rëndësishme. Nuk e prisnim një ndeshje kaq të vështirë”, deklaroi selektori i Kroacisë.

“Kupa e Botës ishte dy vjet më parë, lojtarët tani janë më të vjetër. Në këtë turne të gjithë luftojnë fort, por fitojnë. Portugalia kundër Çekisë, Anglia kundër Serbisë… Është e barabartë”.

“U vendosëm keq, u tërhoqëm dhe pësuam një gol dhe gati një të tretën. Ne nuk duhej të tërhiqeshim (pas 2-1), u thash të shkonin për golin e tretë dhe sa herë që bënin presion, ishim mirë. Ata bënë gjithçka nga topat e gjatë dhe kjo shtesë ishte një fatkeqësi për ne”.

Dy pjesë krejtësisht të ndryshme. Së pari përsëri keq, pranojmë gol dhe më pas nuk bëjmë dot asgjë. Kundërshtari është i motivuar, i rrezikshëm në kundërpërgjigje, dhe ne bëjmë shumë gabime dhe goli i dytë ishte në ajër.

“Në pjesën e dytë ishim shumë më mirë, ndryshuam disa gjëra dhe shpërthyem për të arritur në 2-1. Gjatë atyre 45 minutave kundërshtari nuk kaloi në qendër dhe më pas e lejojmë të dalë në sulm. Gjëja më e rëndësishme është që ne jemi ende gjallë dhe se ndeshja e fundit vendos gjithçka”, ka shtuar më tej Dalic. /Telegrafi/

Tags: Euro 2024

të fundit

Real Madridi synon yllin e Arsenalit për mbrojtjen, por përballet me një pengesë të madhe

Real Madridi po vazhdon të kërkojë përforcime për repartin defensiv, ndërsa emri i Riccardo Calafiorit është rikthyer në listën e…

19 seconds ago

Ronaldo dështon nga pika e bardhë dhe shpërdoron rastin përballë portës bosh

Cristiano Ronaldo pati një natë për t’u harruar në ndeshjen e Superligës së Arabisë Saudite midis Al-Nassr dhe Neom.Sulmuesi portugez…

12 minutes ago

Protesta kundër krizës së banesave në Portugali: 55 të arrestuar dhe dy të plagosur në përplasjet me policinë

Mijëra persona kanë protestuar të martën në mbrëmje në Portugali, duke kërkuar zgjidhje për krizën e strehimit dhe frenimin e…

13 minutes ago

Këtë vit, 243 milionë euro për autostradat: financimi vjen nga buxheti dhe bankat vendase

Buxheti shtetëror do të ketë rol në financimin e projekteve të mëdha infrastrukturore dhe në shlyerjen e një pjese të…

13 minutes ago

Revolta e studentëve kundër Ramës/ Sot pedagogët protestojnë sërish në mbështetje të të rinjve

Revolta studentore kundër qeverisë po merr përmasa të mëdha, teksa protestës iu bashkuan dje mijëra pedagogë në shenjë solidariteti me…

15 minutes ago

Paralajmërimi i Hamzës për largim nga PDK-ja, analistët flasin për përplasje të brendshme dhe krizë lidershipi

Raportimet për dorëheqjen e mundshme të Bedri Hamzës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë hapur…

16 minutes ago