Mario Mitaj është në listën e dëshirave të shumë ekipeve në Europë. Paraqitjet fantastike me Shqipërinë kanë bërë që mbrojtësi i majtë të kërkohet nga shumë skuadra në merkaton e dimrit. Mes tyre ishte edhe Dinamo e Zagrebit, që në fund nuk arriti dot që të siguronte kartonin e shqiptarit. Në fakt ndodh rrallë që një trajner të flas me emra rreth lojtarëve që kërkon, por trajneri i Dinamos së Zagrebit, Sergei Jakirovic, ka folur hapur rreth Mario Mitajt. “Në media dalin gjithmonë emra të ndryshëm për merkato. Është thënë që duam Widowsik, që duam Martin Fresen, është thënë që Mario Mitaj mund të shkojë te Zagrebi.
Në rregull, Mitaj ishte në listën tonë, por nuk u arrit akordi për çështje financiare dhe prandaj ne mbyllëm marrëveshjen me Ogiwara nga Urawa në vetëm tre ditë. Kështu punojmë ne, nëse nuk nënshkruajmë dot shpejt me një lojtar, i kthehemi mundësisë tjetër”, tha trajneri i Dinamos së Zagrebit. Ekipi kroat kërkonte që ta merrte në huazim fillimisht Mitajn dhe të jepte 500 mijë euro, më pas ta blinte në verë për 3.5 milionë euro, por Lokomotiva e Moskës kërkonte 7 milionë euro menjëherë për të mbyllur transferimin. /Sport Ekspres/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…
Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…
Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…