Thomas Bradric, trajneri i Malishevës, u shpreh i bindur se skuadra e tij ka kapacitetin për të rikthyer rezultatin ndaj Vllaznisë së Shkodrës dhe për të vazhduar rrugëtimin në kompeticion.
None found
Malisheva, pavarësisht se në letër konsiderohej favorite, u befasua në ndeshjen e parë duke u mposhtur 2-1, por tashmë synon të ndërtojë një përmbysje të plotë.
Në takimin me gazetarë, trajneri Bradric foli me optimizëm të theksuar, duke theksuar se ekipi i tij mund të sigurojë kalimin në fazën e dytë eliminatore të Ligës së Konferencës.
“Kemi bindje të plotë se do të dalim fitimtarë këtu në Kosovë. Jemi stërvitur siç duhet, kemi në dispozicion të gjitha mjetet e nevojshme dhe përgatitjet kanë shkuar mbarë”, u shpreh ai.
Tekniku shtoi se fokusi duhet të jetë te përmirësimi si grup dhe jo te pendimi për dështimin e mëparshëm. “Nuk ka vend për zhgënjim. Analizuam ndeshjen dhe korrigjuam disa elemente. Kjo është një mundësi për të avancuar dhe për t’u zhvilluar më tej si ekip”, deklaroi Bradric.
Duke folur për kundërshtarët, ai pranoi se Vllaznia është një klub me histori të pasur dhe një formacion cilësor. “E respektojmë thellësisht dhe po e trajtojmë me seriozitet maksimal, por edhe ne kemi një skuadër shumë të fortë”, nënvizoi ai.
Në fund, ai falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës për ndihmën që po ofron në organizimin e ndeshjes në Hajvali dhe bëri thirrje për mbështetje. “Duam tifozët pranë nesh. Jemi pjesë e Kosovës dhe kemi nevojë për solidaritetin e të gjithëve”, përfundoi trajneri.
Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në MLS, duke shënuar golin e tij të 19-të në kampionat këtë sezon, por Inter…
Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën e mërkurë me një komunikim live me ndjekësit në "Facebook", duke njoftuar ngjitjen me…
LSDM këtë mëngjes lëshoi dy reagime të ashpra kundër kryeministrit Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-së, duke sfiduar pretendimet e tij për…
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Lista Serbe hoqi nga deklarimi i saj në Kuvend shprehjen “në emër…
Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup po krijon nevojë të shtuar për hapësira, ndërsa kampusi…
BesëlidhjaElvis Plori nuk do të jetë më trajner i Besëlidhjes [...]Read More...