Malisheva ka konfirmuar emërimin e Thomas Brdaric në postin e trajnerit të ri të skuadrës.
Lajmi u bë publik nga klubi përmes një njoftimi zyrtar, ku u shpreh kënaqësia për marrëveshjen e arritur me teknikun gjerman, i cili së fundmi ishte në krye të Drenicës.
None found
Sipas klubit nga Malisheva, Brdaric vjen me përvojë në drejtimin e skuadrave në nivele të larta të garës dhe vlerësohet si një trajner me vizion të qartë, i aftë të sjellë strukturë dhe organizim në ekip.
Drejtuesit e klubit janë të bindur se eksperienca e tij në futbollin profesionist do të japë ndikim pozitiv në ecurinë e Malishevës dhe në ndërtimin e një mentaliteti fitues për sezonet e ardhshme.
Në njoftimin e plotë të klubit thuhet:
FC Malisheva ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e krye-trajnerit të ri Thomas Brdaric.
Trajneri gjerman sjell me vete përvojë të pasur ndërkombëtare, si në futbollin evropian ashtu edhe në atë aziatik, duke drejtuar klube në nivele të larta garimi.
Si figurë që ka kaluar nëpër kategori të ndryshme të futbollit profesionist, Brdaric me përvojën dhe vizionin e tij presim të sjellë strukturë, organizim dhe një kulturë fituese në klub.
Trajnerit i urojmë shumë suksese në krye të FC Malishevës dhe e mirëpresim në familjen tonë.Mirë se erdhe, Thomas!
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…
Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…